×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Hotelierisë kërkon të zyrtarizohet vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve

    FrontOnline
    21 Qershor 2021

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kërkon të dijë pse nuk po bëhet zyrtar vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve të ndryshe.

    OHTK nëpërmejt një komunikate thekson se pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHT-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet me 15 qershor 2021.

    “Ndërsa sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë! Neve si përfaqësues të bizneseve të të gjitha llojeve, nga ministria e Shëndetësisë disa herë na është kërkuar që t’u japim kohë për të hulumtuar mirë terrenin në mënyrë që të evidentohen në mënyrë sa më të sigurtë rastet me Covid-19, dhe sigurisht që për të mirën tonë dhe të qytetarëve kemi gjetur forma që t’i bindim edhe bizneset që të kenë durim. Dhe si rezultat i këtij durimi, na është thënë që pas datës 15 Qershor nuk do të kemi më probleme/mosmarrëveshje, sepse do të fillojë puna për të gjithë, sipas manualeve të realizuara bashkarisht. Është më se e ditur se edhe data 15 Qershor ka qenë shumë vonë për t’u hapur këto sektore, sepse veçse do të duhej të fillonin punën shumë më parë që ta shfrytëzonin këtë kohë të frytshme për të ngritur paksa gjendjen Ekonomike, mirëpo tani jemi në një gjendje ku as me 15 Qershor nuk kanë filluar punën numër i madh i bizneseve. Është absurde dhe e papranueshme në qoftëse SA MË PARË nuk zyrtarizohet vendimi për hapje sepse punën në terren jemi duke e parë dhe duke e hulumtuar, kështuqë meqenëse rastet me Covid janë fare pak, dhe popullata ka filluar vaksinimin, atëherë nuk ka mbet asgjë tjetër përpos kthimit të normalitetit, gjithmonë me kujdes të shtuar dhe respektim të manualeve”, thuhet në komunikatë.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.