×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu: Ky është deputeti i vetëm i PDK-së, që mund ta mposhtë Kurtin dhe Abdixhikun

    FrontOnline
    20 Qershor 2021

    Gazetari Baton Haxhiu, ditë më parë, teksa foli për zgjedhjet e brendshme eventuale në PDK, tregoi emrin që sipas tij, do mund të mposhtë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Në një betejë në mes të Vlora Çitakut, Enver Hoxhajt dhe Memli Krasniqit, sipas Haxhiut, ky i fundit do të ishte kryetari ideal.

    Por, sipas tij, Memli zgjidhet vetëm nëse PDK-ja do të donte një lider të ardhshëm të cilin nuk do ta dënonte për humbjet e dy palë zgjedhjeve të fundit.

    Haxhiu tha se vetëm Krasniqi meriton të jetë kryetar i PDK-së, e madje tha se vetëm ky mund të fitojë kundër kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut dhe atij të VV’së, Albin Kurtit.

    “Nëse PDK-ja e do një lider të ardhshëm, por nuk e dënon për shkak të humbjeve, i vetmi që e meriton është Memli Krasniqi. Të tjerët nuk e meritojnë. Nëse PDK’ja ndërton parime dhe ndërton ekipin për të ardhmen, atëherë duhet ta flijojë Enver Hoxhajn”, është shprehur Haxhiu.

    “Por, si lider, i cili mund ta fitojë betejën me secilin, edhe me Lumirin edhe me Albinin është Memli Krasniqi. Ka ashpërsi, ka diskurs, është trim dhe është pak mysliman dorën në zemër”, shtoi Haxhiu.

    PDK ka deklaruar se zgjedhjet e brendshme do t’i mbajë pas zgjedhjeve të nivelit lokal në Kosovë. Deri tash, zyrtarisht ende askush nuk është paraqitur si kandidat për kryetar.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.