×
  • Lajme
  • Lajme

    Suma: S’po gjykohen kriminelët që kryen krime, por ata që e sollën lirinë

    FrontOnline
    18 Qershor 2021

    Ish-komandanti, Rufki Suma i cili nga viti 1998 deri në ditën e çlirimit të Kosovës ka qenë i vendosur në fshatin Pustenik, ku edhe ka vepruar njësiti i parë i UÇK-së, ku më pas ai njësit u zgjerua deri në themelimin e Brigadës 164 thotë se të gjitha aktivitetet luftarake i kanë kryer në këtë fshat.

    Por, Suma thotë se përveç Pustenikut njësitet e UÇK-së kanë qenë të zgjeruara edhe në pjesën tjetër të lumit Lepenc dhe në rajonin e Dimncës ku përveç aktiviteteve luftarake, gjithmonë janë marrë edhe me trajtimin e qytetarëve të Kosovës të cilët i dëbonin me dhunë për në Maqedoni.

    “Ne kemi qenë në mal, s’kemi pasur kontakte fizike në qytet sepse s’kemi dashur që të afrohemi afër kolonës së refugjatëve edhe pse kemi pasur provokime nga ushtria dhe policia serbe sidomos në rrugën kryesore Hani i Elezit – Kaçanik që vazhdimisht ka qenë e mbushur me refugjatë të cilët i mbanin edhe si peng dhe vazhdimisht ata na sulmonin neve. Duke dashur që ta mbrojmë popullatën asnjëherë nuk kemi lejuar që të gjuajmë sepse ishim të vetëdijshëm se ata mëzi prisnin që ne të gjuanim dhe ata të hakmerreshin në popullatë”, është shprehur Suma  në Klan Kosova.

    Tutje, Suma i cili tash e mban pozitën e të parit të komunës së Hanit të Elezit thotë se gjatë luftës kanë pasur edhe kamerë ku kanë bërë incizime, por që në shumicën e rasteve kanë incizuar refugjatë që kalonin në atë pjesë.

    “Kemi incizuar trenin që barte refugjatë, pra e kemi filmuar të gjithë atë dhunë që është bërë ndaj shqiptarëve, e kemi të filmuar ndërsa pikërisht për këtë arsye ne kemi bërë edhe padi sepse kemi pasur edhe dëshmi. Por, fatkeqësisht në vend që të gjykohen këta kriminel që e kanë shkaktuar këtë dhunë, po gjykohen ata që e kanë e bënë luftën dhe ata që e sollën lirinë”, ka thënë Suma./FrontOnline

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në...
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Ferizajt e ka gjobitur një shofer të autobusit, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë. 34-vjeçari me inicialet...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i...
    Lajme03 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun dhe duke...
    Lajme03 Maj 2024
    3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Me...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka sqaruar se në këto tre vjetët e saj si ministre, ka qenë duke punuar në sistemin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.