×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bërnabiq: Vjosa Osmani më provokoi në samitin e sotëm

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha sot pas takimit në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Turqi, se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bëri thirrje vendeve pjesëmarrëse që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë këtë.

    Bërnabiq tha pas takimit se fjalimi i Osmanit në këtë takim flet për mungesën e mirësjelljes politike të përfaqësuesve të Kosovës.

    “Pati provokime dhe unë u përgjigja shkurtimisht, sepse nga respekti për nikoqirët, nuk doja të hyja në ndonjë diskutim me të”, u tha Bërnabiq gazetarëve.

    Sipas saj, Osmani tregoi mungesë të mirësjelljes politike.

    “Unë nuk kam dashur të merrem me këtë. Me atë fjalim. Ajo foli më së miri për veten e saj dhe mirësjelljen e tyre politike, domethënë për mungesën e saj”, tha Bërnabiq.

    Para takimit, nikoqiri i takimit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mirëpriti pjesëmarrësit, duke përfshirë Presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore Milo Gjukanoviç dhe Stevo Pendarovski, Kryetarin e Presidencës së BiH Milorad Dodik, Kryeministrin Kroat Andrej Plenkovic, Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Kryeministrja serbe tha se Osmani nuk votoi kundër dokumenteve – Deklaratës dhe Raportit Vjetor, si dhe Dokumentit Strategjik për Evropën Juglindore 2030. Sipas Bërnabiqit, ajo vetëm shprehu rezerva, por lejoi që dokumentet të miratohen.

    “Në çdo vend ku përmendet Kosova, nuk ishte vetëm me yll, por me shënim në fund të faqes”, tha Bërnabiq, raporton Tanjug.

    Zyra e Presidentes, tha sot përmes një deklarate për media se në këtë samit, i cili sivjet u mbajt për herë të 25-të, presidentja Osmani të fliste lidhur me qëndrimet e Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal, adresimit të sfidave të pandemisë, si dhe integrimit euro-atlantik.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Të tjera
    Lifestyle28 Prill 2024
    Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse sipas ekspertëve...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Nuk është sekret se ulja në tryezë gjatë gjithë ditës mund të ketë disa pasoja serioze shëndetësore-nga dhimbja e shpinës në çështje...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund të ulin besimin që keni në vetvete....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, duke i vënë flakën një hoteli dhe duke...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Pas fitores së thellë përballë opozitës shqiptare në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut që u mbajt të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tre të rinj e kanë rrahur një 16-vjeçar në Elbasan duke e goditur me grushte dhe shkelma. Në njoftimin e policisë bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.