×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Hani vetëm dy kajsi në ditë, dhe do të bëni një mrekulli për trupin tuaj

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Përveç që janë të shijshme, kajsitë janë jashtëzakonisht të shëndetshme. Kajsitë janë një aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër kapsllëkut, kockave të lënduara, lëkurës së thatë dhe kileve të tepërta. Ky frut i vogël është një burim i vitaminës A, i njohur si retinol, i cili përveç ruajtjes së shëndetit të syve, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe ruan shëndetin e lëkurës.

    Kombinimi i vitaminës C dhe fitonutrientëve nga ky frut garanton lëkurë të përkryer të shëndetshme. Antioksiduesit nga kajsia ngadalësojnë procesin e plakjes, dhe me konsumimin e rregullt të këtij fruti, lëkura juaj do të duket më e freskët dhe e përtërirë. Përveç kësaj, antioksiduesit ndikojnë në eliminimin e toksinave nga trupi. Kajsitë janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Retinoli i kajsisë është i tretshëm dhe prishet shpejt në trup, dhe lëndët ushqyese të rëndësishme absorbohen më shpejt. Fibrat zbërthejnë acidet yndyrore, stimulojnë metabolizmin dhe kështu kujdesen për shëndetin e sistemit të tretjes, gjë që është shumë e rëndësishme nëse doni të hiqni qafe kilogramët e tepërt. Prandaj, nëse jeni në dietë, kajsitë janë një zgjedhje e shkëlqyeshme për sistemin tuaj të tretjes. Ky frut është ideal edhe për një meze të lehtë gjatë dietës sepse nuk ka shumë kalori, dhe do t’ju ​​ngopë mirë.

    Kajsia është e pasur me kalcium, të cilin na duhet në mënyrë që kockat të zhvillohen dhe të qëndrojnë të shëndetshme. Përveç kalciumit, një frut i kajsisë gjithashtu përmban një sasi të madhe të kaliumit, pa të cilin kalciumi nuk do të absorbohet siç duhet në trup. Kur fruti është plot me fibra, ai gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit, që do të thotë se mbron zemrën tuaj, dhe kaliumi që gjendet tek kajsitë ruan nivele të shëndetshme të elektroliteve dhe kështu ndihmon punën e muskujve të zemrës. Dy kajsi në ditë janë të mjaftueshme për të bërë një gjë të shkëlqyeshme për shëndetin tuaj./FrontOnline/

     

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Prill 2024
    Dashi Horoskopi i datës 25 prill 2024 nga Christine Haas Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa...
    Lifestyle25 Prill 2024
    Karotat janë të mbushura me karotenoide dhe studimet kanë vërtetuar se konsumimi i tyre zvogëlon intensitetin e djegies nga diellit. Mirëpo përveç...
    Lifestyle24 Prill 2024
    Sezoni i alergjive ndaj polenit ka filluar, prandaj rekomandohet që të shmangni kalimin e kohës jashtë. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë për FrontOnline se për të do të ishte e preferueshme që të kishte marrëveshje politike....
    Lajme28 Prill 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është e përcaktuar që Kosova duhet që draft-statutin e...
    Lajme28 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të shpjegoj arsyen pse Serbia nuk është ndëshkuar...
    Lajme28 Prill 2024
    Formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare po shihet si trend i ri në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht janë funksional disa...
    Lajme28 Prill 2024
    Javën e kaluar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, u organizua votimi për largimin ose jo të katër kryetarëve aktual....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetuari i madh dhe i paparashikueshëm i politikës spanjolle, dhe një lider që ka parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.