×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden paralajmëron Rusinë: Nëse s’ndaleni, ne do të hakmerremi

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi se vendi i tij do të hakmerret, nëse Rusia vazhdon të kryejë sulme kibernetike kundër caqeve amerikane. Ai tha kështu pas samitit që e zhvilloi të mërkurën në Gjenevë me homologun rus, Vladimir Putin.

    Duke folur pas takimit të parë të drejtpërdrejtë me Putinin në Zvicër, Bideni tha se ia bëri të qartë Kremlinit se duhet “t’i respektojë rregullat e rrugës” ose të përballet me pasoja. Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu theksoi se Putini është i vetëdijshëm se ShBA-ja ka kapacitete të pakrahasueshme kibernetike.

    Pas tri orësh bisedime, presidenti amerikan tha se dëshiron që t’i rivendosë raportet ShBA – Rusi në rrugë të parashikueshme dhe pragmatike, pas kaosit dhe turpërimit në epokën e Trumpit. Ai nuk beson se Putini do një luftë të re të ftohtë, por pranoi se nuk e di nëse homologu rus do ta ndryshojë sjelljen, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Samiti i zhvilluar në një vilë mahnitëse të shekullit XVIII me pamje nga Liqeni i Gjenevës përfundoi në frymë pozitive, pasi të dy liderët thanë fjalë të mira për takimin. Duke folur pas takimit, presidenti rus tha se diskutimet u zhvilluan pa armiqësi. Ai e përshkroi Bidenin si person me përvojë dhe të baraspeshuar.

    Ndonëse kishte pritje të ulëta para samitit, takimi nuk përfundoi pa asnjë rezultat. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia u pajtuan që t’i kthejnë ambasadorët e tyre në kryeqytetet përkatëse në një datë që do të caktohet më vonë.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.