×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përfundon takimi Biden-Putin

    FrontOnline
    16 Qershor 2021

    Ka përfunduar Samiti Biden-Putin në Gjenevë të Zvicrës, pas rreth tre orësh bisedimesh midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë.

    Takimi i zgjeruar dypalësh, në të cilin morën pjesë disa nga ndihmësit e presidentëve, përfundoi pas pak më shumë se një ore. Seanca e parë e vogël e bisedimeve zgjati rreth një orë e gjysmë, shkruan The Guardianm.

    Shtëpia e Bardhë kishte thënë fillimisht se bisedimet do të zgjasnin midis katër deri në pesë orë, kështu që samiti ishte në të vërtetë më i shkurtër sesa ajo që priste ekipi i Biden.

    Biden dhe Putin tani do të mbajnë konferenca të veçanta për shtyp për të marrë pyetje në lidhje me samitin.

    Para fillimit të takimit u raportua për incident ku Sipas gazetarëve në vendin e ngjarjeve, agjentët rusë të sigurisë u kanë bërtitur gazetarëve që të dalin jashtë, kurse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë “ua kanë kthyer bërtitjen agjentëve rusë të sigurisë që të mos i prekin gazetarët”.

    Skena më pas u shndërrua në tollovi që zgjati disa minuta brenda dhomës së takimit. Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i mbajtur prapa. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.