×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërimi i fortë i Biden para takimit me Putinin

    FrontOnline
    15 Qershor 2021

    Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s për t’i bërë thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të heqë dorë nga aktet provokuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Udhëheqësit e NATO-s bashkuan zërat me Shtetet e Bashkuara duke e akuzuar zyrtarisht Moskën dhe Pekinin për veprime keqdashëse.

    Biden, me një stemë të NATO-s në jakën e xhaketës, tha se në bisedimet e tij me aleatët para takimit të tij të mërkurën me udhëheqësin rus të mërkurën, të gjithë u shprehën në mbështetje të planeve të tij për t’i bërë presion udhëheqësit rus të ndalë sulmet kibernetike që e kanë origjinën në Rusi dhe vënë në shenjestër objekte dhe sisteme jetike për Perëndimin, si dhe të ndalë shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e vendeve të tjera.

    “Do t’ia bëj të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë,” tha presidenti.

    Biden është në vazhdën e një vizite tetë ditëshe në Evropë në përpjekje për t’u siguruar se Perëndimi flet me një zë të vetëm përballë Rusisë dhe Kinës.

    Udhëheqësit e NATO-s u përgjigjën duke dalë me një deklaratë që e cilëson Kinën një sfidë të vazhdueshme për sigurinë, e cila përpiqet të minojë rendin ndërkombëtar që bazohet tek rregullat.

    Ata shprehën shqetësim lidhur me ato që i cilësuan si “politika presioni” nga ana e Kinës si dhe praktika jo transparente në përpjekjet për të modernizuar forcat e saj të armatosura si dhe në përhapjen e dezinformimit.

    Aleatët gjithashtu dënuan aktivitetin provokues ushtarak të Rusisë dhe manovrat destabilizuese pranë kufijve të vendeve anëtare të NATO-s.

    “Deri kur Rusia të dëshmojë se po respekton ligjin ndërkombëtar dhe përgjegjësitë e tij, nuk do të ketë kthim në marrëdhënie normale,” thanë ata.

    Ndërkaq, komunikata e re e Brukselit deklaron se vendet e NATO-s “do të angazhohen me Kinën të nisur nga parimi për mbrojtjen e interesave të Aleancës”.

    Para samitit të NATO-s, Presidenti Biden mori pjesë në takimin e G-7, ku arriti të bindë pjesëmarrësit të dalin me një komunikatë që denoncon punën e detyruar dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga Kina, përfshirë edhe persekutimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera etnike.

    Megjithatë, duket se aleatët nuk janë aq të gatshëm të dalin me deklarata të forta denoncuese ndaj Kinës.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendimi i NATO-s për ta veçuar Kinën si kërcënim “nuk duhet tepruar” pasi Pekini, ashtu si Rusia, mbetet vend partner në një numër fushash. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë, prandaj tha zonja Merkel “duhet gjetur balanca e duhur”.

    Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Aleancës të mos lejojë që Kina të bëhet temë shpërqëndruese nga probleme më kritike për NATO-n, ndër to lufta kundër terrorizmit dhe sfidat e sigurisë me Rusinë.

    “Mendoj se ka shumë rëndësi të mos hapemi më shumë se duhet në përpjekjet tona dhe të mos tregojmë paragjykime në adresë të Kinës,” tha Macron.

    Të hënën, ambasada kineze në Britani nxori një deklaratë ku e cilëson komunikatën e G-7 “një ofezë e qëllimtë njollosëse ndaj Kinës, e cila në mënyrë arbitrare ndërhyn në punët e brendshme të Pekinit”.

    Ndërkaq, aleatët e Shteteve të Bashkuara si në takimin e G-7, ashtu edhe në samitin e NATO-s kanë shprehur çlirim dhe entuziazëm për pozicionimin e Presidentit Joe Biden ndaj partneritetit transatlantik, një qëndrim që dallon dukshëm nga politika “Amerika e Para” që ndoqi pararendësi i tij, Donald Trump./voa/

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna bashkë me...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Forcat izraelite morën kontrollin e pikë kalimit kufitar në Rafah midis Gazës dhe Egjiptit të martën dhe tanket u futën në qytetin...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të martën se i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të mos kursejnë asnjë...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Dy ditë pas lindjës së fëmijës një grua është larguar nga puna. I është bërë presion brutal që të jepte dorëheqje vullnetare,...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të martën se i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të mos kursejnë asnjë...
    Lajme07 Maj 2024
    Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia...
    Sport07 Maj 2024
    Manchester United ka marrë një vendim në atë se a do të shkarkohet Erik ten Hag do të shkarkohet nëse humbasin ndaj...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes Paris Saint-Germanit dhe Borussia Dortmundit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Gjermanët në këtë sfidë...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u regjistruar, pasi sipas tyre është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.