×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hetimi i AKK-së për rritjen e çmimit të vajit: Nuk ka marrëveshje në mes tregtarëve

    FrontOnline
    01 Qershor 2021

    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka njoftuar se ka kryer një monitorim në tregun e Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ngritjen e çmimit të vajit ushqimor, më konkretisht të vajit të lulediellit.

    Nga monitorimi tregut AKK-ja ka konfirmuar se ka pasur një rritje të theksuar të çmimit të këtij produkti nga muaji janar i këtij viti.

    Për këtë arsye, AKK thotë se menjëherë ka nisur procedurat për të parë nëse operatorët e tregut kanë bërë ndonjë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës gjatë caktimit të çmimit. Bazuar në këtë ligj, bashkërendimi i operatorëve të tregut për ta caktuar çmimin e ndonjë produkti mund të jetë veprim që bie ndesh me ligjet në fuqi që e mbrojnë konkurrencën e ndershme në vendin tonë.

    “Sidoqoftë, nga monitorimi që kemi kryer në terren si dhe nga mbledhja e të dhënave nga institucionet shtetërore, kemi ardhur në përfundim që nuk ka elemente të ndonjë marrëveshjeje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar ndërmjet importueseve të vajit në Kosovë. Në fakt, bazuar në monitorimet të kryera, kemi konstatuar se rritja e çmimit të vajit ushqimor është rritje globale, e cila pastaj reflekton në mënyrë zinxhirore edhe në shtetin tonë, si importues i këtij produkti”, thuhet në një komunikatë për media të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

    AKK-ja kujton se çmimet e vajit të lulediellit në tregun botëror do të ndryshojnë ekskluzivisht në varësi të furnizimit dhe kërkesës.

    “Në vitin 2020, shumë prodhues të mëdhenj botërorë, si Ukraina, Rusia, Bullgaria, Rumania, Moldavia, kishin një rendiment më të dobët të lulediellit, gjë që ndikoi në mënyrë të pashmangshme në këtë trend të çmimeve në bursat botërore. Duhet thënë poashtu se një rol në ngritjen e çmimit ka pasur edhe ndryshimi në politikat e disa vendeve që janë eksportues të mëdhenj, si fiksimi i politikave të importit dhe vendosja e taksave mbi vajin ushqimor”.

    Sa për të pasur një pasqyrë edhe më të sakë të këtij efekti, AKK-ja thekson se ka analizuar edhe çmimet e këtij produkti në tregjet e vendeve të rajonit. Për shembull, hulumtimi i tregut shqiptar jep rezultatet e një shtrenjtimi të vajit ushqimor gjatë vitit 2021. Çmimet e vajit për gatim panë një shtrenjtim të shpejtë në fillim të këtij viti, teksa shitësit me pakicë paralajmërojnë rritje të mëtejshme gjatë vitit 2021. Situatë e ngjashme është edhe në Serbi, që është eksportuesi më i madh i vajit në Kosovë.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomacinë Publike, Liz Allen, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Dresnikut në Klinë. Allen tha se Shtetet...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative, ka takuar sot...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në ditën e parë të vizitës në Gjermani, ka takuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Një foshnje 9-muajshe ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër. Kështu ka bërë të ditur SPB-Ohër, njofton Klankosova.tv. Në njoftim thuhet...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në vizitë miqësore udhëheqësit e koalicionit VLEN të partive shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, Bekim Qoku, Bilall...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen, ka arritur në Kosovë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka njoftuar...
    Lajme18 Maj 2024
    Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me inspektimet e sotme në kryeqytet ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti takim të jashtëzakonshëm në selinë në Tetovë. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se LSDM...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës janë kryeministri Albin Kurti dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.