×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për Vuçiq: Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, ka dhënë deklaratë për medie pas darkës ndërmjet liderëve të Ballkanit të Perëndimor, të mbajtur në Bruksel, e organizuar nga BE’ja.

    Kurti ka thënë se BE’ja duhet t’i përmbahet tri vlerave, në mesin e të cilave është edhe ballafaqimi me të kaluarën. Ai ka shtuar se në shtete të Ballkanit Perëndimor ka ende “kriminelë të luftës dhe të paqes”, duke aluduar në udhëheqësit shtetëror të Serbisë.

    “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen 3 vlerave: demokratizimi, sundimi i ligjit – luftohen oligarkitë ne ekonomi dhe e treta ballafaqimin me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale kriminelët e luftës e paqes. Edhe më tej, në Ballkanin Pernëdimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione. Përgjegjësit për të cilët dhe shumë fajtorëve vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet”, ka deklaruar ai.

    “Kësisoj, në rastin e Serbisë në vend që të vije presidenti, erdhi kryeministrja, por gjithashtu do të vazhdohet me këto takime, takimi i radhës do të mbahet në Ballkan në njërin prej vendeve do jetë vendi nikoqir”, ka njoftuar tutje Kurti.

    Ai ka thënë se ka kërkuar liberalizimin e vizave në darkën e mbajtur, derisa ka përmendur edhe rritjen e ekonomisë nëpërmjet investitorëve që vijnë nga Evropa.

    “Theksi ishte tek Ballkani Perëndimor tek Bashkimi Evropian për nevojen e afateve ne të ardhmen në mënyrë që sa më shpejt të gjitha vendet.. Unë kam vënë theksin në veçanti tek çështja e nevojës për liberalizim të vizave. Ne kemi nevojë edhe për investime në ekonomi, të cilat në përgjithësi e zvogëlojnë emigrimin dhe e ngrisin punësimin”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës i tha jo kërkesës së Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...
    Vip07 Maj 2024
    Mariana Kondi është eliminuar nga “Ferma VIP”. Ajo foli për eksperiencën e saj brenda fermës. “Ka qenë shumë e bukur, e shkëlqyer....
    Opinione07 Maj 2024
    Nga Mentor Kikia Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.