×
  • Lajme
  • Lajme

    Pak para darkës me liderët e rajonit, Kurti kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para darkës me liderët e rajonit dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell.

    Kurti ka thënë se ka gatishmëri për progres në rrugën evropiane.

    Ai para mediave përmendi edhe njohjen nga pesë vendet e BE-së që ende s’e kanë bërë një gjë të tillë.

    “Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për progresin në rrugën evropiane. Ne diskutojmë këtu në Bruksel për reformat e brendshme dhe njohjen e pesë vendeve të BE-së. Në këtë kontekst, rruga evropiane, bëhet integrim evropian”, tha Kurti.

    Ai po ashtu foli edhe për heqjen e vizave. Tha se Kosovës i duhet heqja e këtij regjimi, për shkak se të rinjtë nuk po mund të zhvillojnë talentet e tyre.

    “BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes pas Luftës së Dytë Botërore, dhe me të gjitha kushtet duhet ta mbrojmë BE-në dhe zhvillojmë lidhjen mes shteteve dhe popujve. Kosova është një shtet me të rinjë të talentuar. Ata e shohin BE-në si shpresë për të studiuar këtu. Ne na nevojitet liberalizimi i vizave, që për të rinjtë tanë është një pengesë e madhe edhe për të studiuar edhe për të bërë biznes. Është humbje e madhe që kemi këtë mur të madh të izolimit”, tha tutje ai.

    Kurti po ashtu tha se e sheh këtë takim si mundësi të mirë që të krijojë lidhje të reja me liderët e rajonit.

    “Shoh përpara në krijimin e kontakteve të reja me liderët e rajonit dhe të udhëtojmë më shpejt në rrugën drejt BE-së. Anëtarësimi në BE është i mirë edhe për paqen e qëndrueshme në rajon”, tha Kurti.

    Në takimin që mbahet sonte, përveç Kurtit prezent do të jetë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.