×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Trepça” me probleme të mëdha, nga Qeveria tregojnë se kur do të emërohet bordi i ri

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Ndërmarrja publike  “Trepça” viteve të fundit ka pasur probleme të mëdha financiare, përderisa vitin e kaluar dhe këtë̈ vit kriza financiare është thelluar.

    Kjo ka bërë që punëtorët disa herë ta bojkotojnë punën pasi që kishte vonesa në marrjen e pagave.

    Përveç problemeve financiare dhe rrezikut për falimentim, kjo ndërmarrje tani e një muaj ka mbetur edhe pa bord, pasi që bordit të përkohshëm me 18 prill i ka skaduar mandati.

    Pas dorëheqjes së kryeshefit, Enes Muzaqi, “Trepca” ka mbetur me ushtrues të detyrës së kryeshefit, pozitë të cilën tani e mban, Rafet Ibishi.

    Lidhur me emërimin e anëtarëve të bordit të Trepçës, nga Qeveria e Kosovës për FrontOnline kanë thënë se janë  duke i analizuar dokumente e konkursit  për anëtarë të bordit të Trepçës që është hapur në vitin 2020 dhe se shpejti do të marrin një vendim.

    “Ministria e Ekonomisë është duke i analizuar me kujdes dokumentet  e konkursit të shpallur në gusht 2020d he mbarëvajtjen e tij. Në bazë të asaj analize do të marrim një vendim shpejtë “, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë  Përparim Kryeziu.

    Ndërsa emërimi i kryeshefit të ri të kësaj ndërmarrje pritet që të bëhet pas zgjedhjes së anëtarëve të bordit të cilët me shumicë votash zgjedhin kryshefin e ri./Front Online/

     

     

     

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme....
    Lajme05 Maj 2024
    Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Kryetari...
    Të tjera
    Sport05 Maj 2024
    Sipas Diario SPORT, një nga hapat e parë të veprimit të Barcelonës pas humbjes së Gironas ishte të nxirrte mesfushorin Frenkie de...
    Kronika05 Maj 2024
    Në Burgun e Dubravës, oficerët e Shërbimit Korrektues kanë arritur të parandalojnë dy raste të futjes së kontrabandës. “Gjatë bastisjes rutinore në...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka...
    Vip05 Maj 2024
    Dua Lipa ka treguar se iu desh të bënte një pauzë në rrjetet sociale pasi një video e kërcimit të saj u...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. “Pas...
    Sport05 Maj 2024
    Juventusi është në “pole position” për të nënshkruar me Mason Greenwood, por ideja që sulmuesi të jetë ende një lojtar i Manchester...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.