×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    U shpall e vdekur nga COVID-19, e moshuara indiane hap sytë para se t’i digjej trupi

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    India po përballet me një valë të frikshme të infektimeve të COVID-19.

    Mijëra infektime po regjistrohen çdo ditë, e po kaq, janë dhe numrat e viktimave nga virusi vrasës.

    Fluksi i viktimave, ka detyruar autoritetet që të djegin trupin e tyre, por gjatë kësaj procedure një befasi e madhe ka ndodhur. Një 76-vjeçare, e cila u shpall e vdekur, u zgjua disa minuta para se t’i digjej trupi.

    Sipas mediave të huaja, gruaja, e identifikuar si Shakuntala Gaikwad, u infektua me virusin javën që lamë pas. Por, gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe në spital ishte e vështirë të pranohej, për shkak të numrit të madh të qytetarëve, transmeton Balkanweb.

    Gjatë kësaj kohe ajo ra pa ndjenja, e për këtë arsye, familjarët besuan se ndërroi jetë e nisën t’i përgatisnin ritet mortore.

    Por pak para se të fillonte djegia e trupit, Gaikwad hapi sytë dhe filloi të qante, sipas mediave lokale. Gruaja u dërgua përsëri në spital për trajtim të mëtejshëm, megjithatë gjendja e saj aktuale nuk bëhet e ditur.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca. Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurthemeli i dy klinikave. Sipas njoftimit, ShSKUK-ja do të...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Lajme02 Maj 2024
    Mentor Arifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën...
    Kronika02 Maj 2024
    Është arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se e ka dhunuar një grua. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në...
    Kronika02 Maj 2024
    Është shoqëruar në polici një person në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se ka shkruar disa grafite me përmbajtje përçarëse. Në raportin...
    Lajme02 Maj 2024
    Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash. Sipas policisë, nga QKMF-ja në Dragash është raportuar se një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.