×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia arreston gjashtë persona, dyshohen për vjedhje në një shtëpi në Deçan

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të dyshuar të cilët më 7 maj të këtij viti kanë kryer një vjedhje në një shtëpi në fshatin Isniq të Deçanit.

    Përmes, një komunikate për media Policia ka njoftuar se në shtëpinë ku është kryer vjedhja nuk ka qenë duke jetuar askush.

    Nga aty janë vjedhë sende të vlefshme dhe kanë dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë dhe një (1) kamerë sigurie.

    Komunikata e plotë e Policisë:

    Stacioni Policor në Deçan, me datë 07.05.2021, është informuar nga ankuesi se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në fshatin Isniq-Deçan, në këtë shtëpi nuk ka qenë duke jetuar askush dhe nga aty kanë vjedhur sende të vlefshme dhe kanë dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë dhe një (1) kamerë sigurie.

    Hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj fillimisht tre (3) persona të dyshuar, të cilët ishin duke qarkulluar me një veturë pa targa, gjatë kontrollit në veturë janë gjetur (maska te improvizuara dhe kaçavida).

    Në koordinim të plotë me Prokurorinë e shtetit dhe me Gjykatën kompetente është bërë bastisja e katër (4) lokacioneve të ndryshme dhe janë arrestuar edhe tre (3) persona të dyshuar te dyshuar për vjedhë të rëndë:

    1. V.K. lindur me 2000
    2. A.S. lindur me 2001
    3. D.S. lindur me 2000
    4. I.M. lindur me 2000
    5. J.A. lindur me 1997
    6. A.H. lindur me 2000

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve 1,2,3,4, iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit 5 dhe 6 janë liruar në procedurë te rregullt.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.