×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi PDK’së- Kurtit: Në Hagë po gjykohet shteti i Kosovës, mos e luaj qëllimisht të paditurin

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,  i cili sot tha se nuk mund të kërkojë nga një shtet i tretë garanci për mbrojtjen në liri të ish krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, pasi atje, sipas Kurtit, nuk po gjykohet shteti i Kosovës.

    Gjoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se kryeministri është gabim, sepse “në Hagë po gjykohet pikërisht shteti i Kosovës”.

    “Përmes kësaj deklarate, ti kryeministër po ik nga obligimi shtetëror për të mbrojtur luftën e popullit tënd për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Gjoshi.

    Postimi i plotë i Gjoshit:

    “Jo kryeministër, ti je gabim!

    Në Hagë po gjykohet pikërisht shteti i Kosovës.

    Në Hagë po gjykohet lufta e drejtë për lirinë e Kosovës.

    Në Hagë po gjykohet e drejta e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur.

    Në Hagë po gjykohet edhe ndihma e botës demokratike për të ndaluar Serbinë gjenocidale.

    Përmes kësaj deklarate, ti kryeministër po ik nga obligimi shtetëror për të mbrojtur luftën e popullit tënd për liri dhe pavarësi.

    Ti po ik nga mbrojtja e themeluesve të shtetit të Kosovës sepse edhe ti e din se pa UÇK-në askush prej nesh nuk do të jetonte sot në Republikën e Kosovës, por me shumë gjasë do të ishte akoma refugjatë në ndonjë shtet të rajonit ose më larg.

    Mos e luaj qëllimisht të paditurin.

    Braktise betejën që ke nisur me Vjosa Osmanin & Co kundër shtetit të Kosovës dhe kundër UÇK-së”, ka shkruar Gjoshi.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë ku është miratuar programi qeverisës, ka folur edhe lidhur me mundësinë e garantimit të lirimit me kusht të krerëve të UÇK-së, të akuzuar nga Gjykata Speciale e që po mbahen në paraburgim në Hagë.

    Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova nuk është shtet i tretë, prandaj nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

    “Nuk mund të kërkoj unë nga Kroacia për garanci. Aty ka një proces juridik, në të cilin ata që janë në burg i kanë mbrojtësit e tyre ligjorë, të cilët e udhëheqin mbrojtjen. Pra nuk është shteti në gjyq. Andaj nuk më takon mua të marrë këso hapash. Do të ishte gabim edhe për shtetin e Kosovës dhe për vetë luftëtarët e UÇK-së që i kemi në burg”, ka thënë Kurti.

     

    https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/posts/330888181788083

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se ai është shtetas i Serbisë. “HETIM I VDEKJES- Prizren /...
    Lajme05 Maj 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dëmtuar mirëqenien e qytetarëve dhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona, gjatë regjistrimit. Ngjarja...
    Të tjera
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë...
    Vip05 Maj 2024
    Orët e mbrëmjes në “Ferma VIP” kanë kaluar me batuta dhe humor mes fermerëve. Mariana, teksa ka qenë në dhomën e gjumit,...
    Vip05 Maj 2024
    Romeo sonte është zgjedhur finalisti i parë në “Big Brother Vip 3”. Ai u votua nga publiku pasi shkoi në nominim nga...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet...
    Opinione05 Maj 2024
    Nga Ali Ahmeti Të dashur vëllezër dhe motra, I dashur kryeministër, i dashur President Moisiu, i dashur President Topi, i dashur Balla,...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Frutat dhe perimet janë shëndet ndaj konsumojini sa më shumë. Kjo është këshilla që me siguri e keni dëgjuar shpesh gjatë jetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.