×
  • Lajme
  • Lajme

    Votohet programi qeverisës

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se prioritet primar do të jetë,  menaxhimi i pandemisë dhe lehtësimi i pasojave të shkaktuara nga pandemia, shkruan Front Online.

    “Menaxhimi i pandemisë dhe lehtësimi i pasojave të shkaktuara nga pandemia. Menaxhimi i pandemisë po bëhet në shumë fronte, megjithatë prioritet mbetet sigurimi i vaksinave dhe deri tash është siguruar një numër solid i tyre. Deri në fund të vitit synojmë vaksinimin e 60% të popullatës. Daljen nga pandemia  e shohim si mundësi për orientimin e ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit. Zotimet tona për krijimin e Bankës Zhvillimore dhe Fondin Sovran do t’i realizojmë deri në fund të mandatit. Vitin e ardhshëm do të shuhet AKP”, tha ai.

    Tutje, Kurti tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE

    “Ne do të aplikojmë me kërkesën për anëtarësim në BE. Si prioritet i yni është luftimi i krimit dhe korrupsionit nëpërmjet një qeverisjeje që ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës që i kanë dhënë mbështetjen maksimale këtij orientimi”, tha Kurti.

    Në vijim keni disa nga zotime kryesore të kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që u bënë të ditura gjatë mbledhjes së qeverisë.

    Do të ndërmarrim vetting në polici, prokurori dhe pozita në intelegjencë.

    Do të reforojmë skemat sociale dhe s’do ketë varfëri sociale.

    Do të reformojmë sistemin pensional.

    Do të sigurojmë shtesa për fëmijët dhe rimbursim për familjet e varfëra.

    Do të ndërtojmë 160 çerdhe.

    Do të sigurojmë banim të përballueshëm.

    Paga minimale do të jetë 250 euro.

    Do ta përmbyllim zhvillimin e sistemit informativ shëndetësor.

    Do ta përmbyllim reformën e Administrës Publike.

    Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse.

    Deri në fund të mandatit do të angazhohemi për qasje në ujë të pijshëm gjithandej.

    Në infrastrukturë do të mundësojmë finalizimin e lidhjeve kyqe dhe aksin Prizren – Tetovë.

    Do ta ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin në rajon.

    Zhvillim do të jetë edhe mbështetja për fermerët.

    Do të ndërtojmë një ekonomi të qendrueshme dhe siguri në ushqim.

    Përmes krijimit të instrumenteve në investim do të sigurohemi që kapitali të kanalizohet në  krijimin e vendeve të punës.

    Siguria dhe shëndeti në punë me prioritet, do ketë pesëfishim të inspektorëve.

    Do të aplikojmë dhe anëtarësohemi në Kartën e Adriatikut.

    Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të përgatitur me Serbinë me marrëveshje për njohje reciproke.

    Do të afrohemi dhe bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë.

    Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në GJND.

    Do të jemi të aftë për mbrojtje të sovranitetit.

    Do të punojmë me përgjegjësi institucionale e transparencë radikale.

    Do të zhvillojmë prioritetet për zhvillim gjithëpërfshirës.

    “Këto prioritete do të zbatohen në bazë të mundësive buxhetore dhe  i njëjti do të jetë në rishikim çdo vit”, tha Kurti.

    Programi në fjalë me këto zotime dhe disa ndërhyrje është votuar nga ministrat e qeverisë Kurti.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatdhetarët në Gjermani e Austri. Këtë të shtune LDK...
    Lajme28 Prill 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një sulm ajror synoi një shtëpi në lagjen Brazil, një zonë me popullsi të dendur në lindje të Rafah. Mijëra njerëz kanë...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Sport28 Prill 2024
    Sot u përmbyll edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Llapi regjistruan fitore në udhëtim për të vazhduar garën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.