Premierliga ka njoftuar se një numër i kufizuar i tifozëve do të jenë në gjendje të kthehen në stadiume në dy xhirot e fundit të kampionatit anglez.
Ndeshjet në kampionatin anglez janë zhvilluar pa tifozë që prej muajit qershor, përveç në një periudhë të shkurtër në fund të vitit të kaluar, kur pak tifozë u lejuan në tribuna, shkruan FrontOnline.
Por, me përmirësimin e gjendjes epidemiologjike, tifozët anglez do të rikthehen sërish në tribuna.
“Tifozët priten të jenë në gjendje të kthehen në stadiume nga 17 maji me kapacitet të reduktuara dhe një vendikm përfundimtar do të shpallet jo më vonë se 10 maji”, njofton Premierliga./FrontOnline/