×
  • Sport
  • Sport

    Zbulime tronditëse: Maradona nuk mori kujdesin e duhur, mbijetesa u la në dorë të fatit

    FrontOnline
    03 Maj 2021

    Një panel ekspertësh mjekësorë kanë thënë se grupi mjekësor i legjendës së futbollit Diego Armando Maradona kishin vepruar në mënyrë “të papërshtatshme, të mangët dhe të pakujdesshme” në kohën para vdekjes së tij.

    Sipas tyre Diego Maradona ishte lënë në fatin e tij për një kohë “të gjatë e të dhimbshme” para vdekjes së tij vitin e kaluar.

    60-vjeçari argjentinas humbi jetën nga një atak kardiak më 25 nëntor, disa javë pasi kreu një operacion në kokë për një problem në venat e gjakut. Vdekja e tij solli zi kombëtare në Argjentinë dhe zemërim në komunitetin botëror të amatorëve të futbollit.

    Pak më vonë prokurorët publikë në Argjentinë mblodhën një panel prej 20 ekspertësh në përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe nëse ka pasur neglizhencë nga ana e tyre.

    Neuro-kirurgu i Maradonas, Leopoldo Luque, psikiatrja Agustina Cosachov dhe psikologu Carlos Diaz po hetohen së bashku me dy infermierë dhe një koordinator mjekësor.

    Në dokumentin prej 70-faqesh të publikuar në fundjavë thuhej se Maradona “kishte nisur të vdiste të paktën 12 orë përpara” momentit kur u gjet i vdekur në krevat, shkruan top-channel, përcjell Demokracia.com.

    “Veprimi i grupit mjekësor të ngarkuar për t’u kujdesur për Diego Armando Maradona ishin të papërshtatshme, të pakujdesshme e të mangëta”.

    “Ai prezantonte shenja të pagabueshme të një periudhe të zgjatur agonie, prandaj ne arrijmë në konkluzionin se pacienti nuk është monitoruar që prej orës 00:30 më datë 11/25/2020,” shtohej në raport.

    Dy bija të gjigandit të futbollit kanë fajësuar mjekët për përkeqësimin e shëndetit të Maradona. Ndërkohë paneli arriti në konkluzionin se Maradona “do të kishte pasur shanse më të mira mbijetese” në një ambjent më të përshtatshëm mjekësor.

    Doktorët shtonin se Maradona nuk kishte “kontroll të plotë të fakulteteve të tij mendore” prandaj nuk duhet të lejohej të vendoste ai ku të shtrohej për trajtim.

    Ata shtuan se trajtimi i pacientit kishte “mangësi e parregullsi” dhe se grupi mjekësor e kishin lënë grupin mjekësor në dorë të fatit”.

    Maradona është një idhull për miliona argjentinas kur drejtoi vendin e tij në kupën e dytë të botës në 1986. Maradona është gjithashtu i adhuruar në Napoli, të cilin e frymëzoi të fitonte dy titujt e vetëm të Serie A në historinë e klubit.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Sport11 Shtator 2024
    Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi ka triumfuar ndaj Prishtinës. Në finalen e zhvilluar të mërkurën në palestrën...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Sport11 Shtator 2024
    Ilir Daja është prezantuar si trajneri i ri i Dinamos së Tiranës. Trajneri i njohur shqiptar rikthehet pas trembëdhjetë vitesh te "Nëndetësja...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.