×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pasi shkatërrohen nga tërmeti banesat e dy familjeve, Veliaj thotë se do të rindërtohen para Vitit të Ri

    FrontOnline
    26 Shtator 2019

    Mure të plasaritura, çati e rrënuar dhe mobilje të shkatërruara nga tërmeti. Kjo është panorama në dy familjet e prekura nga lëkundjet sizmike në Vaqarr: në atë të efektivit të policisë Rifat Aga, i cili jetonte me familjen vetëm në një dhomë, pasi një vit më parë një zjarr i dogji pjesën tjetër të shtëpisë, dhe banesa e kryefamiljarit Edmond Zela, që jetonte aty bashkë me tre fëmijët, prindërit dhe vëllain.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, i vizitoi të dyja familjet për t’i siguruar se shtëpitë e tyre do të rindërtohen brenda një kohe të shkurtër dhe Viti i Ri do t’i gjejë në banesat e reja.

    “Rifati, punonjës i policisë për 30 vjet, ka 30 vite që i shërben Tiranës. Më në fund, ka një shans që Tirana t’i shërbejë Rifatit. Bashkë me ministren e Arsimit, Besën, deputeten, kryetarin e Këshillit, kryetarin e njësisë, jemi bërë të gjithë bashkë si një komunitet, edhe me komunitetin e biznesit, që kanë marrë përsipër të bëjnë shtëpinë e Rifatit, si një mënyrë për t’i thënë Rifatit: Të jemi shumë mirënjohës, që i ke shërbyer 30 vite qytetit si polic, më në fund na dha Zoti këtë mundësi, se çdo fatkeqësi është edhe mundësi për të shërbyer, që të të shërbejmë ty dhe të bëjmë diçka për të të kthyer mbrapsht gjithë punën e sakrificën që ke dhënë për qytetin tonë. Unë do vij bashkë me çunat për ta inspektuar, por Viti i Ri do na gjejë me një shtëpi të re”, tha Veliaj, ndërsa i uroi shërim të shpejtë kryefamiljarit, që sapo ka dalë nga spitali pas një aksidenti.

    Kryebashkiaku siguroi se ashtu si shtëpia e Rifatit dhe e Edmondit në Vaqarr, brenda një kohe të shkurtër do të rindërtohen edhe banesat e tjera, që janë bërë të pabanueshme nga tërmeti. “Unë besoj që në kohë rekord, edhe kolegët tanë do e ndjekin, që ne të bëjmë shtëpinë dhe Viti i Ri të na gjejë me një shtëpi të re, me një frymë të re, me një energji të re, sepse besoj se vetëm duke parë përpara dhe jo mbrapa, mund të shohim dritë”, u shpreh ai.

    Teksa vlerësoi solidaritetin e të gjithë komunitetit për të ndihmuar familjet në nevojë, Veliaj theksoi se të gjitha strukturat shtetërore janë të angazhuara maksimalisht për kapërcimin e kësaj sfide.

    “Ne nuk kemi fuqi ta ndalojmë as tërmetin, as shiun, as borën, as të ftohtin, as thatësirën. Ajo që kemi fuqi të bëjmë është që kur ndodh një fatkeqësi, të ngrihemi në këmbë e të solidarizohemi me njëri-tjetrin. Fakti që të gjithë jemi ngritur në këmbë, të përkushtuar, që kjo punë që na hapë një sfidë të jashtëzakonshme që nuk e kishim menduar, pasi ishim përgatitur për vitin shkollor, ndërkohë që na u hapën problematika të jashtëzakonshme me mbi 500 ndërtesa me tërmetin, të paktën na ka gjetur në këmbë, na ka gjetur në gatishmëri dhe me një frymë bashkëpunimi si kurrë më parë në Tiranë”, tha Veliaj.

    Deputetja e PS, Blerina Gjylameti u shpreh se puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti do të shtrihet kudo ku ato janë evidentuar.

    “Jam shumë e lumtur që vij me një lajm shumë të mirë në këtë shtëpi, ku edhe ato shtëpi që kanë qenë të amortizuara ndër vite, të vjetra, e ku edhe dëmet ishin më të mëdha, por edhe ato shtëpi që janë ndërtime të reja e që kanë pasur dëme, ne do i rindërtojmë. Jam shumë e lumtur që do të vazhdojmë me të njëjtën frymë edhe në shtëpi të tjera”, tha Gjylameti./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.