×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu e njofton ambasadorin zviceran me prioritetet e ministrisë

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti në takim Ambasadorin zviceran Thomas Kolly me ç’rast bashkëbiseduan për çështje me interes të veçantë.

    Sipas komunikatës ministrore, ambasadori shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministres për përkushtimin e saj në forcim dhe zbatim të ligjit, duke iu referuar edhe qeverisjes së kaluar Kurti I, por edhe me angazhimin e treguar që në fillim të mandatit të ri.

    Ministrja e informoi ambasadorin rreth prioriteteve që ka ndërmarrë për të fuqizuar sistemin e drejtësisë.

    U diskutua për procesin e vettingut, për ballafaqimin me të kaluarën dhe për drejtësinë tranzicionale, krahas së cilës përmendën edhe nevojën urgjente për ngritje të kapaciteteve të prokurorëve të specializuar për krime të luftës.

    Ambasadori zviceran dhe bashkëpunëtorët e tij u interesuan edhe për krijimin e mekanizmave kundrejt dhunës në familje e dhunës gjinore.

    “Krimi i organizuar dhe korrupsioni në institucione i cili u zhvillua përreth 20 vite ishte shqetësimi tjetër që ndanë së bashku çështje në të cilën ambasadori shprehu mbështetjen e plotë në luftë kundër këtij fenomeni”, thuhet në komunikatë./FrontOnline/

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.