×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ja kur pirja e qumështit mund të sjellë probleme shëndetësore?

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Qumështi është posaçërisht i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve, mirëpo te të rriturit mund të shkaktojë probleme nëse konsumohet tepër. Rreth 240 mililitra qumësht në ditë na sigurojnë 30 për qind të marrjes së kalciumit të rekomanduar ditor.

    Qumështi përmban edhe proteina, yndyra, vitaminë D dhe vitaminë B12 – gjë që e bën super të shëndetshëm. Kalciumi, materie kryesore ushqyese i cili gjendet në qumësht, ndihmon në shëndetin e eshtrave. Qumështi i lopës përmban edhe magnez dhe kalium, të cilët ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe eshtrave. Mirëpo, siç është rasti edhe me shumë produkte të tjera, sasitë tepër të mëdha të qumështit mund të ndikojnë keq dhe të rrënojnë shëndetin.

    Në revistën “British Medical Journal” është publikuar studimi në të cilën është zbuluar që tri e më shumë gota qumësht në ditë mund të shtojnë rrezikun nga thyerja e eshtrave te femrat për 16 për qind. Rreziku i thyerjes së eshtrave rritet me konsumimin e shpeshtë të qumështit për shkak të sheqerit dhe galaktozës të cilat gjenden në laktozë. Konsiderohet që laktoza përkeqëson stresin dhe shkakton inflamacione kronike.

    Sipas një studimi tjetër, të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, një numër më i lartë i frakturave të kockave janë raportuar te të moshuarit, veçanërisht në vendet me konsum të lartë të produkteve të qumështit, proteinave shtazore dhe kalciumit. Produktet e qumështit gjithashtu përmbajnë acide yndyrore të ngopura që intensifikojnë inflamacionin, dhe gjithashtu kontribuojnë në rritjen e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës./FrontOnline/

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lifestyle06 Maj 2024
    Kafeja aspak nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj. Sipas studimit të Universitetit të Australisë së Jugut, nëse jeni adhurues i kafesë,...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dushi është një pjesë themelore e rutinës së përditshme të shumicës së njerëzve. Por a mund të ndikojë në shëndetin tuaj koha...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dashi Ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po...
    Të tjera
    Kronika06 Maj 2024
    Dy persona me pasaporta ruse janë ndaluar në Jarinjë. Ata nuk kishin viza të Kosovës dhe dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale....
    Lajme06 Maj 2024
    Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve...
    Front TV06 Maj 2024
    Investimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po konsiderohen të kryera sa për sy...
    Kronika06 Maj 2024
    4 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë....
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Real Madridit e Bayern Munich. Takimi i parë i zhvilluar në gjermani u mbyll...
    Vip06 Maj 2024
    Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon. Kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.