×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët: “Zajednica”, ky është pazari që po e kërkon Serbia

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel.

    I pari i ekzekutivit atje do të takohet me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, shkruan Front Online.

    Por, në Bruksel për vizitë në të njëjtën javë do të qëndrojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Kurti e Vuçiq do të kenë takime të ndara dhe nuk do të takohen mes vete.

    Ndërsa, mësohet se tema të diskutimit në këto takime do të jenë dialogu me Serbinë, përballja me pandeminë në Kosovë dhe ndihma që në këtë drejtim ofron BE-ja si dhe procesi i reformave.

    Që nuk do të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiqit për Front Online e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

    “Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit”, ka thënë Kryeziu për Front Online.

    E, ditëve të fundit letrat e dërguara nga lider botërorë tek liderët e Kosovës kanë theksuar domosdoshmërinë e rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

    Por, si po e shohin këtë vizitë të zyrtarëve të lartë të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, analistët politikë në Kosovë.

    Sipas tyre, presioni ndërkombëtar do të jetë i madh që palët të kthehen në dialog, madje thonë se për të arritur marrëveshja finale do të ketë edhe kompromise të dhimbshme.

    Analisti, Arton Demhasaj thotë për Front Online se duke parë reagimin e faktorit ndërkombëtar për dialogun në letrat e fundit dërguar liderëve të Kosovës, marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë ka gjasa që të ndodhë këtë vit.

    “Kështu që ky takimi që mundet me u mbajt potencialisht, mund të jetë fillimi ose rifillimi i një dialogu aty ku ka mbet e që pastaj me gjasë edhe nëse ka përafrim të palëve, ka normalisht edhe presion ndërkombëtar atëherë mund të pritet edhe që marrëveshja e shumëpërfolur mund të arrihet gjatë këtij viti”, ka deklaruar Demhasaj për FrontOnline.

    Ndërsa, duke folur për kompromise të dhimbshme, Demhasaj thotë se në këtë pikë po përmendet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, por shton se Kosova kësaj herë nuk duhet të lëshoj pe dhe të bëjë kompromise.

    “Ajo për kompromise po flitet nga ata që janë të fuqishëm në vendosjen e kësaj çështje, kur kërkohet nga Uashingtoni e kërkohet kompromis pra në letrën që e shkruan vet presidenti Biden, atëherë në një far mënyre gjasat janë maksimale që Kosova prapë se prapë ka me u obligu me bë një kompromis edhe pse nuk ish dashtë me ndodhë më kompromise sepse kemi bërë boll kompromise deri më tash, por nga ajo që po shihet me gjasë e ajo çka po flitet te kompromisi është çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që lidhet me marrëveshjet e Brukselit”, është shprehur Demhasaj.

    Por, thotë se ajo që mbetet të shihet është se a do të mund kryeministri Kurti t’i rezistojë presionit të madh të mundshëm ndërkombëtar, shkruan Front Online.

    Kurse, analisti tjetër Nexhmedin Spahiu, deklaron se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë e gjitha varet nga Kurti dhe Vuçiqi, ne atë se çfarë kërkon Vuçiqi në këmbim të njohës së pavarësisë së Kosovës dhe se çfarë është i gatshëm të jep Kurti.

    “Kur dëshiron me marr një njohje të rëndësishme për ty duhesh me dhënë diçka ose me ia marr me zor, tash nëse Albin Kurti është në gjendje me ia marr me zor Vuçiqit njohjen kish me qenë më mirë sesa me dhënë diçka, por ata miqtë tonë edhe amerikanët po thonë që ju nuk keni fuqinë me ia marr me zor dhe duheni me dhënë diçka në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Spahiu për FrontOnline.

    Sipas tij pazari do të kërkohet tek Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

    “Po, mendoj që aty do të kërkohet pazari, mirëpo Asociacioni mundet me shku prej një OJQ-je deri të Republika Srpska është kështu që pavarësisht prej vëllimit të kompromisit të Asociacionit ky do të quhet çmim me të cilin Kosova e blen njohjen e pavarësisë së saj, kështu që varet se çfarë vëllimi të kompetencave u jep, nëse është për Republika Srpska sigurisht që nuk ia vlen me marr njohjen e Serbisë me atë çmim, e nëse është një çmim më i lirë ia vlen, varet se çfarë çmime din me bë Albin Kurti”, ka shtuar ai, për FrontOnline.

    Takime në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dialogut nuk ka pasur qysh nga muaj shtator, kur në Bruksel ishin takuar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka filluar më 2011.

    Ky proces thuhet se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve./FrontOnline/

     

     

     

     

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.