×
  • Lajme
  • Lajme

     90% e pacientëve me Covid-19 në Klinikën Infektive me oksigjeno-terapi

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Përkundër që ditëve të fundit ka një rënie të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, Klinika Infektive në QKUK vazhdon të jetë e mbushur me të gjitha kapacitetet. Aktualisht në këtë klinikë ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 110 pacientë dhe 90 % prej tyre janë me oksigjeno-terapi. Shumica nga këta pacientë janë me variantin britanik dhe manifestojnë simptoma më të rënda.

    Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku i ka deklaruar se përkundër që nëpër klinika tjera COVID ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve, në Infektive gjendja vazhdon të jetë e rënduar.

    “Sot në mëngjes ne i kemi pasur 110 pacientë, prej të cilëve diku 90 për qind janë me oksigjeno-terapi kapacitetet janë të mbuluara edhe pse kemi rënie të hospitalizuarve në klinikat tjera. Por opinioni duhet ta kuptojë që Klinika Infektive është klinika e fundit që fillon të lirohet nga pacientët, sepse ne i kemi dhe tri klinika të tjera të QKUK që janë COVID dhe ato të gjitha kanë pacientë, tek ato kanë filluar të bien numrat e pacientëve, ndërsa te ne vazhdon të jetë numri i lartë“, tha Sadiku.

    Sadiku tutje ka treguar se shumica e pacientëve të shtrirë janë të infektuar me variantin britanik COVID-19. Sipas tij ky variant po përhapet më shpejt dhe po prek më shumë moshat e reja.

    “Shumica e pacientëve që sot në Kosovë janë me COVID sipas atij hulumtimi janë me tipin britanik dhe ajo çka mund të themi se edhe te ne po vërtetohet ato që janë vërtetuar në botë që ky përhapet më shpejt ne kemi plot raste sot se kur vjen një anëtar i familjes thotë jemi të gjithë pozitivë që nuk ka qenë situata e tillë edhe në nëntor edhe në gusht, e korrik kur kemi pasur rast që ka qenë një anëtar I familjes ka qenë i infektuar, por jo pjesa tjetër. Tash kur vijnë thonë se po jemi gjithë familja që tregon që mundësia e përhapjes është më e madhe se realisht është ky muaj me marsin dhe prillin kemi këso raste, por kemi përshtypjen se kanë filluar të ketë edhe forma të reja më shumë që kanë manifestime më të rënda… Po e vërejmë që kemi ndoshta pak më shumë se muajve të kaluar se nëntori dhe dhjetori kemi raste pak më shumë më të rënda edhe mosha më të reja”, tha Sadiku.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka treguar se përveç mungesës së barit “Remdesivir” që përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19, terapitë tjera nuk mungojnë.

    Në 24 orët e kaluara në Kosovë pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 442 persona, ndërsa betejën me këtë virus e kanë humbur 14 qytetarë. E numri i rasteve aktive në vendin tonë vazhdon të jetë i lartë aktualisht me virus janë 11.756 qytetarë. Ndërsa në total nga COVID-19 kanë vdekur deri më sot 2100 persona. /FrontOnline/

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e...
    Lajme03 Maj 2024
    Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në...
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.