×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së me akuza ndaj Lekajt, debat i nxehtë mes tyre

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Është duke vazhduar debati në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ndërmjet deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

    Lekaj theksoi se përfaqësuesit e politikës s’duhet të kenë ndikime në përzgjedhjen e punëtorëve në RTK.

    “Duhet me qenë të sinqertë. Por nuk kemi bërë asnjëherë presion që si me mësu dhe me bo presion menaxhmentit të RTK-së. Nëse është djali i Gani Thaçit, që nuk e njoh, nëse është ekspert i mirë, a me lon rrugëve”, ka thënë ai.

    Ndërsa, deputeti Eman Rrahmani e ka akuzuar Lekajn se i njëjti kishte ndikim direkt për punësime në RTK.

    “Deklarimet e deputetit Lekaj nuk janë asgjë më shumë se një banalizim jo i duhur këtu për shkak se nëse dikush ka ndikuar në këtë media (RTK) apo tjetra, jeni pikërisht ju. Qe 20 vite. Këtë e din gjithë qytetarët”.

    “Në gjithë politikën, mediat… në secilin pozicion që keni qenë. E dinë edhe kush jeni ju, si ministër, deputetë. Deklarimet të tillë a nuk mund t’ia shitni qytetarëve të Republikës, janë kotë”.

    Pas kësaj deklarate, i ashpër ka qenë deputeti Lekaj.

    “Më vjen keq nga kolegu që më drejton me aso fjalë. Asnjë presje për punën time, si në luftë, paqe, sa pacientët i kam shëruar pa pare. Besojë krejt jetën ju s’keni me mujt me bo një humanitet të tillë”.

    “Janë organet hetimore dhe nuk jeni ju që mundeni me’m vlerësu. Duhet me të ardhë turp që më drejtohesh kështu”, është shprehur ai.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.