×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria e re të nisë me hartimin e një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik

    FrontOnline
    20 Prill 2021

    Zhvillimi ekonomik i bazuar në qasje strategjike është thelbësor për mundësimin e rritjes së matshme dhe të qëndrueshme ekonomike. Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të hartojë një dokument strategjik si dokument udhërrëfyes për politikat e zhvillimit ekonomik.

    Strategjia Nacionale e Zhvillimit Ekonomik duhet të iniciohet në tremujorin e parë të Qeverisjes së re dhe duhet të bazohet në një analizë të potencialeve dhe prioriteteve ekonomike, e mes tjerash do të udhëzonte edhe sektorin privat në marrjen e vendimeve strategjike.

    Dokumenti strategjik do të shërbente në shmangien e vendimeve ad-hoc ose qasjes reaktive, e cila ka karakterizuar vendimmarrjen institucionale në të kaluarën. Në këtë mënyrë, Qeveria, Kuvendi, si dhe hisedarët e tjerë jopolitikë dhe joqeveritarë do të mund të vendosnin kontroll mbi zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përcaktuar objektiva specifike, të matshme, të arritshme, reale, si dhe të lidhura me afatet kohore.

    Oda Amerikane beson fuqishëm se prioritetet si fuqizimi i sundimit të ligjit, adresimi i çështjeve që lidhen me kapitalin njerëzor, fuqizimi i lidhjeve me Diasporën, nxitja e investimeve të brendshme dhe tërheqja e investimeve të jashtme, si dhe adresimi i infrastrukturës fizike me fokus në atë energjetike, duhet të përfshihen me doemos në Strategji, ndërsa hartimi i saj duhet të zhvillohet në konsultim të ngushtë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ekspertët dhe institutet e ekonomisë, institucionet akademike, organizatat ndërkombëtare zhvillimore dhe institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit e sindikatave.

    Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane sugjeron që procesi i hartimit të strategjisë duhet të marrë në konsideratë, por të mos kufizohet vetëm në faktorët si të dhënat ekonomike dhe demografike, burimet natyrore të Kosovës, anët e fuqishme, dobësitë, mundësitë, kërcënimet dhe trendet lokale dhe globale, si dhe zhvillimet teknologjike./FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...
    Lajme04 Maj 2024
    Telekomi i Kosovës është në gjendje kaotike për shkak të bllokimit të llogarive , tha për Radio Kosovën, Lamih Balaj, kryetar i...
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili e mori besimin vetëm pak ditë më parë, ka lëshuar një kërcënim ndaj Kosovës. Në...
    Lajme04 Maj 2024
    Dje në një hotel të Prizrenit ka vdekur një turist i moshës 60 vjeçare me kombësi boshnjake. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikën kalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK. Sipas Top Channel ai është paraqitur në SPAK pas dy...
    Lajme04 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.