×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Gashani emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Blerim Gashani i lindur më 25 dhjetor 1974 në Drenas, ku dhe përfundoi shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet themelore për Komunikim Masiv dhe Gazetari i përfundoi në Universitetin AAB, ku edhe vijon me studimet Master.

    Punoi si mësimdhënës nga 1994 deri në vitin 2000 në shkollën fillore “Zenel Hajdini” Terstenik. Prej 2000 deri më 2008, ka punuar në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për të vazhduar në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) nga 2008 deri më 2014.  Pas vitit 2014 deri më tani punoi për organizatën qeveritare të Mbreterisë së Bashkuar, NI-CO, të cilët zbatojnë shumë projekte në Republikën e Kosovës , sidomos të lidhura me siguri dhe drejtësi.

     

     

    Blerimi njihet për shumë artikuj gazetaresk të botuara në mediat e shkruara dhe elektronike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Ka botuar edhe dy libra: “Vjeshtë e ngrime” më 2017 dhe “Kronikë e rrënimit të Kosovës” më 2020. Ai gjithashtu ka përvojë të bujshme si redaktor dhe lektor i gjuhës standarde shqipe në botime të ndryshme akadamike e publicistike.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Në datën 4 maj, në ambientet e " Kino Lumbardhi", do të promovohet me krenari libri "Kangët e Hanës" i autorit Sejnur...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online sot për Kampionatin Evropian të futbollit. Por, uebfaqja e Euro 2024...
    Sport02 Maj 2024
    Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendimet...
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Vip02 Maj 2024
    Në botën e figurave publike, ku imazhi dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë, shumica zgjedhin të jenë të kuruar në çdo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.