×
  • Sport
  • Sport

    Pas suksesit të arritur mbrëmë, përzgjedhësi i Zvicrës ka disa fjalë për futbollisten e ndjerë nga Kosova, Florijana Ismailin

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Kombëtarja e Zvicrës në konkurrencën e femrave ka siguruar biletën për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian 2022, shkruan Zeri.info.

    Të martën mbrëma, Zvicra mposhti Çekinë me penallti, për të siguruar kështu pjesëmarrjen në Evropianin e vitit 2022 që mbahet në Angli.

    Përzgjedhësi i Zvicrës, Nils Nielsen, u shfaq i lumtur dhe i emocionuar pas ndeshjes. Gjatë intervistës për “SRF”, ai mes lotëve tha: “Këto vajza kanë aq shumë karakter, sa që është fantastike të punosh me to”.

    Kujtojmë se misioni i trajnerit danez te “Helvetikët” filloi shumë keq. Në verën e vitit 2019, menjëherë pasi ai mori detyrën e përzgjedhësit, ai mori një goditje të madhe.

    Ish-reprezentuesja e Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Florijana Ismaili, vdiq tragjikisht në liqenin Como të Italisë. Florijana ndërroi jetë në moshën 24-vjeçare.

    E, për Nils Nielsen e rëndësishme është që ish-futbollistja e tyre të mos harrohet as në momente suksesi.

    “Shpresoj që Florijana të jetë krenare për bashkëlojtaret e saj” – tha përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës te femrat.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Sport11 Shtator 2024
    Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi ka triumfuar ndaj Prishtinës. Në finalen e zhvilluar të mërkurën në palestrën...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Sport11 Shtator 2024
    Ilir Daja është prezantuar si trajneri i ri i Dinamos së Tiranës. Trajneri i njohur shqiptar rikthehet pas trembëdhjetë vitesh te "Nëndetësja...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.