×
  • Sport
  • Sport

    Challandes: Kosova mund të fitojë edhe kundër Brazilit

    FrontOnline
    14 Prill 2021
    Trajneri i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, vlerëson ekipi që drejton nuk mund të kritikohet për humbje si ajo nga Spanja që ndodhi javë më parë.

    Krahas kësaj ai ka pohuar se është trajner që ëndërron dhe nuk i dorëzohet asnjë kundërshtari para ndeshjes.

    “Po qartë, është normale të thuash se si mund të kërkosh nga një ekip që të fitojë kundër Spanjës. Por si trajner, si trajner, është e qartë që unë ëndërroj, dhe unë e përgatis ekipin për të fituar dhe unë mendoj se është e mundur, por është e pamundur ta shpjegosh atë pas lojës me dy pyetje “Pse një lojtar nuk luajti?” apo “Pse humbët kundër Suedisë?”. Njerëzit që më njohin e dinë që unë ëndërroj për Kosovën, jam i sigurt që Kosova mund të fitojë edhe kundër Brazilit në të ardhmen” është shprehur Challandes, njofton Klan Kosova.

    “Unë i pranoj të gjitha kritikat, por kritikat realiste, dhe ju nuk mund të kritikoni një ekip vetëm pse nuk shënoi fitore ndaj ekipit ndoshta më të mirë në Evropë, në botë tani [Spanjës]. Për mua ishte e qartë, ishte një reagim më shumë për shkak të pyetjes së gazetarit, dhe jo për të menduar, apo për të krijuar ndjesinë që trajneri nuk i beson ekipit të Kosovës, asnjëherë, mua më pëlqen ekipi i Kosovës. Unë gjithmonë e kam bërë të kundërtën me ekipin, ju kam thënë: Ne jemi Kosovë, ne jemi ekip i vogël, por ne mund të fitojmë, ne mund të fitojmë kundër Anglisë.

    Challandes ka deklaruar në Rubikon se ka studiuar Kombëtaren e Spanjës, madje ka theksuar se cila ishte strategjia përmes së cilës Kosova mund të vinte në shprehje.

    “Para ndeshjes, unë si trajner shumë realist e kam ditur që do të jetë shumë, shumë e vështirë, nëse nuk do të kisha menduar kështu, do të kisha qenë trajner budalla, por këtu (në zemër) mendoj; hej është e mundur dhe përse? Si mund ta bëjmë? Unë i kam studiuar të gjitha ndeshjet e kaluara të Spanjës, dhe kam menduar në rregull, ndoshta nëse e shqetësojmë Spanjën në fillim të aksionit, ne mund të kemi shanse të shënojmë”.

    “Në kokën time ishte e qartë, unë ua kam shpjeguar lojtarëve, ne kemi provuar, unë e kam ndryshuar strategjinë me qëllimin që ta shqetësojmë Spanjën, por nëse do të ishte shumë e lehtë të mposhtim Spanjën… Jo nuk ishte e lehtë, ne provuam me ekipin, por jo mjaftueshëm, si trajner… ne shënuam një gol, por si trajner nuk isha i kënaqur me këtë lojë. Rezultati nuk ishte shumë i keq mund të themi”, ka thënë ai ndër të tjera.

     

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Sport12 Shtator 2024
    Trepça është fituese për të dytin vit me radhë e Superkupës së Kosovës në basketboll. Teksa në finale mitrovicasit mposhtën Sigal Prishtinën...
    Sport11 Shtator 2024
    Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi ka triumfuar ndaj Prishtinës. Në finalen e zhvilluar të mërkurën në palestrën...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Visar Ymeri vlerëson se presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i duhet të bëjë distancim të shpejtë dhe shumë të zëshëm nga kryeministri...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit. Në komunikatë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare. Në rend dite janë 29 pika, përfshirë votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që...
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.