×
  • Sport
  • Sport

    Peja në finale të Ligës Unike

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Në një ndeshje dramatike, Peja ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 71:73 (17:15, 16:20, 13:30, 25:8), në gjysmëfinale të Ligës Unike, përcjell FrontOnline.

    Ndeshja në fakt nisi e baraspeshuar dhe në çerekun e parë asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, derisa kjo pjesë përfundon 17:15.

    Luftë për çdo top u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku pejanët ishin për një nuancë më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 16:20, duke shkuar në pushim me shifrat 33:35.

    Në periodën e tretë, verdhezinjtë dominuan totalisht, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Me kalimin e minutave pejanët thelluan epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:65.

    Por, Rahoveci nuk u dorëzua, duke u rikthyer fuqishëm. Vreshtarët ngushtuan shifrat në 63:67, vetëm 3 minuta nga fundi, me një seri të suksesshme prej 17:2.

    Deri në fund u zhvillua ndeshje dramatike, ku 10 sekonda nga fundi pranë rezultatit 71:73, Rahoveci kishte aksionin e fundit, por një super bllokadë nga Lis Shoshi dhe huqja e Darell Davis, bëri që Peja të kalojë në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Goga Basket- Ylli.

    Te Rahoveci u dallua Darell Davis me 35 pikë, kurse te Peja u dalluan Brandon Walters me 20 pikë e 11 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 10 kërcime dhe Aj Walton me 18 pikë e 8 kërcime.

    Të mërkurën (nesër) do të zhvillohen ndeshjet për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

    14 Prill
    16:00 Ndeshja për vendin e tretë
    19:00 Finalja e madhe./FrontOnline/

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Sport10 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros. Dardanët fituan në transfertë ndaj Qipros me rezultat 0-4. Muriqi e hapi serinë e golave në...
    Sport09 Shtator 2024
    Franca ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, derisa Italia me mund arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Izraeli. Sfida më interesant ishte...
    Sport09 Shtator 2024
    Kapiteni i kombëtares së Qipros, Kostakis Artymatas, ka folur pas humbjes 4-0 nga Kosova. Ai tregoi për vështirësitë që po hasin si...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Industri09 Shtator 2024
    Apple zyrtarisht e ka “përqafuar” inteligjencën artificiale me modelet e reja të iPhoneit, duke shënuar përpjekjen më të fundit për ta transformuar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse...
    Sport09 Shtator 2024
    Franca ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, derisa Italia me mund arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Izraeli. Sfida më interesant ishte...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.