×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia shpërfaqë mungesën e sigurimeve shëndetësore

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Pandemia COVID-19 ka shpërfaqur akoma më shumë mungesën e sigurimeve shëndetësore, ligj ky që u miratua në Kuvendin e Kosovës më shumë se 14 vjet më parë Kosova, por që nga atëherë ky ligj nuk ka gjetur zbatim.

    Kuvendi arriti ta miratojë këtë ligj në vitin 2014 mirëpo, por asnjëherë nuk hyri në fuqi.

    E mungesën e sigurimeve shëndetësore po e vuajnë më së shumti qytetarët tash në kohën e pandemisë COVID-19.

    Pasi qytetarët vazhdojnë t’i paguajnë vetë shërbimet shëndetësore që nuk ofrohen në institucione publike shëndetësore.

    Trajtimi i sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, zgjat dy deri në tri javë, e në disa raste edhe më gjatë. Derisa çmimi i barnave që pacientët i përdorin për virus, sillen nga 0.50 euro deri në 50 euro për një ilaç.

    Një familje që ka dy deri në katër persona me COVID-19, i harxhojnë rreth 2 mijë deri në 3 mijë euro për terapi, thotë kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

    Ai thotë se pandemia ka treguar tyren e vërtetë të politikanëve në Kosovë.

    “Po një ndër pengesat kryesore është ligji i sigurimeve shëndetësore që end nuk ka arritur as fondi. Kjo është një tragjedi për qytetarë e Kosovës, për popullit tonë. Unë mënoj që kjo pandemi e ka treguar fytyrën e vërtet të të gjithë politikanëve tanë dhe si duke nuk ke asnjë shancë të kemi një ligj të tillë. Ajo çka mund të themi është tmerre, sepse një familje që ka 2, deri 4 persona me COVID i harxhojnë 2 mijë deri në 3 mijë euro”, ka thënë Syla.

    Syla tutje ka thënë se qeveria e re ka dhënë disa premtime, por që ky ligj nuk mund të qohet përpara brenda dy ose tre muajve.

    “Nuk e di, deri tash nuk ka pas transparencë, kjo qeveri i ka dhënë disa premtime, mirëpo duhet ditur se ligji nuk mund të qohet për para për një muaj ose dy, pasi ka shumë për të bërë. Është sistemi informative, lista e shërbimeve, lista e sëmundjeve etj”, ka thënë Syla.

    Kujtojmë se Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ani pse në vitin 2007, ishte miratuar Ligji për këtë çështje, por, që asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi, pasi shefi i UNMIK-ut në atë kohë, nuk e kishte nënshkruar këtë Ligj.

    Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin qeveritë që e tërhoqën ligjin për shkak të implikimeve buxhetore.

    Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës arriti ta miratojë Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014. Zbatimit të këtij ligji ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajve, gjatë së cilës do të mblidheshin premiumet (fondet).

    Mbledhja e fondeve, ishte paralajmëruar të nisë që nga 1 korriku i vitit 2017. Atë kohë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës 17 milionë euro, derisa më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës.

    Prej atëherë çështja e sigurimeve shëndetësore ka mbetur pezull dhe qytetarët vazhdojnë të mbesin pa sigurime shëndetësore.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.