×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Mitrovicën e Veriut, dyshohen për armatim të rrezikshëm

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Me datën 09.04. 2021 rreth orës 00:57 në fshatin Gushavc, Mitrovicë janë kapur dy persona të dyshuar, të cilët janë vërejtur dje nga ana e fshatareve, e tek të njëjtit është gjetur një pistoletë e prodhimit çek me karikator me 7 fishekë të cal. 7.65 mm, si dhe armatim për thyerje dhe vjedhje: levë, dorëza, kapelë ngjyrë e zezë, lidhëse të plastikës dhe një portofol me dokumente të identifikimit.

    Njësiti hetimor nga SP-Veri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dëshmi kanë konfiskuar material dëshmues, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për dhënien e deklaratës, thuhet nw njoftim, transmeton Indeksonline.

    Është kontaktuar prokurori shtetëror për Vepra të Rënda i cili rastin e kualifikon si më lartë.

    Me punë të mëtutjeshme operative Njësiti Hetues SP-Mitrovica – Veri kanë ardhur deri tek të dhënat Operative se të dyshuarit në shtëpitë e tyre posedojnë armë tjera dhe municion. Me urdhër vërbal nga gjyqtari kujdestar janë lejuar dhe kryer tri bastisje, në tri lokacione.

    Lokacioni 1- fsh. Bistricë, KK Leposaviq –janë gjetur një pushkë automatike, dhe një armë M-48.

    Lokacioni 2-Mitrovica Jug – Lagja Kolonia- janë gjetur – pjesë të pushkës automatike, karikator të pistoletës , si dhe një sasi e municionit të kalibrit të ndryshëm.

    Lokacioni 3 –Zveçan –Gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë.

    Nga të dyshuarit janë marrë tre telefona mobil, të cilët kanë material të shumtë dëshmues, për vepra të ndryshme penale, në këtë drejtim hetimet vazhdojnë.

    Ndërkohë është kontaktuar Prokurori kujdestar, nga ana e hetuesisë, të dyshuarve ju caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë.

    Gjatë kryerjeve së punëve operative-hetimore policore, është ofruar bashkëpunim i mirë dhe asistencë nga ana e hetimeve: SP – Mitrovica-Jug, SP-Leposaviq , SP-Zveçan.

    No photo description available.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.