×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat e reja, mbi pesë mijë persona deri në ora 11:00 ia mësyjnë Shqipërisë

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Vendosja e masave të reja kundër COVID-19 ku përfshihet edhe mbyllja e gastronomisë dhe qendrave tregtare deri më datë 18 prill, ka bërë Që shumë qytetarë të Kosovës që t’ia mësyjnë Shqipërisë për të kaluar këtë fundjavë.

    Radhë të gjata të veturave janë parë gjatë ditës së premte në kufirin me Shqipërinë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për Front Online se vetëm gjatë 12 orëve të fundit, nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë në dy pikë kalimet kufitaret në Vërmicë dhe në Morinë kanë kaluar 5.498 persona.

    “Më datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, ka thënë Krasniqi.

    Sipas tij, ky numër ishte dukshëm më i vogël dy ditë më parë.

    “Më datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, ndërkaq më datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë.

    Për ata që duan të kalojnë kufirin me Shqipërinë ose anasjelltas, aktualisht nuk ka ndonjë masë ndaluese apo kërkesë për tu pajisur me test negativ PCR.

    Shqipëria javëve të fundit ka shënuar rënie të vdekjeve dhe rasteve të reja si pasojë e COVID-19 derisa në Kosovë ato janë rritur dukshëm./Front Online/

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.