Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se konkursi i pranimit në Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin Ekonomik nuk janë përmbyllur.
Në kumtesë thuhet se në këto dy fakultete ende nuk ka kandidatë të pranuar në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/21.
“Lidhur me pretendimet e ngritura në opinion rreth konfliktit të interesit, respektivisht të drejtës së konkurrimit, UP-ja nuk ka nxjerrë ndonjë konstatim, por ka kërkuar sqarim te Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Zyra e Avokatit të Popullit, në mënyrë që këto çështje të sqarohen para se të procedohet me ritestimin e kandidatëve. Ndërkohë, UP-ja ka pranuar opinionet përkatëse, të cilat janë të njohura edhe për opinionin publik dhe të cilat japin sqarim vetëm sa i përket konfliktit të mundshëm të interesit dhe të drejtës së kandidimit”./Front Online/