×
  • Sport
  • Sport

    Ylli mposht Prishtinën, kualifikohet në gjysmëfinale

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës 70:87 (20:24, 16:18, 15:21, 16:24), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike.

    Përkundër se Sigal Prishtina kishte vendosur të paraqitet pa tre lojtarë të huaj, në çerekun e parë u zhvillua një lojë interesante, që përfundon 20:24 për therandasit përcjell FrontOnline.

    Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, ku skuadra nga Theranda e fitoi 16:18, duke shkuar në pushim me shifrat 36:42.

    Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe e filloi fuqishëm periodën e tretë, duke afruar shifrat në 47:48, por më pas Ylli këndellet dhe me një seri të suksesshme, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 51:62.

    Ylli thelloi edhe më shumë epërsinë në 10 minutat e fundit, duke triumfuar në fund 70:87.

    Te Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 24 pikë e 5 kërcime dhe Meriton Ismaili me 14 pikë e 8 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 17 pikë e 11 asistime dhe Samir Zekiqi me 23 pikë.

    Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Goga Basket.

    Ndeshjet çerekfinale u zhvilluan në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës.

    Orari
    Gjysmëfinalet dhe finalet
    13 Prill
    16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja
    19:00 Gjysmëfinalja e dytë: Goga Basket-Golden Eagle Ylli
    14 Prill
    16:00 Ndeshja për vendin e tretë
    19:00 Finalja e madhe./FrontOnline/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri shqiptar Robin Krasniqi, ka triumfuar në duel me portugezin Jorge Silva, duel ky i zhvilluar në kategorinë gjysmë të rëndë. Junikasi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.