×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët mirëpresin masat e reja, gastronomët respektojnë vendimin

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Fluksi i qytetarëve nuk është si herëve të tjera.

    Numri i veturave policore që shihen në qytet është më i madh, e kjo ka ardhur pasi që Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

    Në kuadër të tyre, Qeveria ka njoftuar se nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit do të ndalohen lëvizjet e qytetarëve, me përjashtim të rasteve emergjente.

    Në vendimin e Qeverisë thuhet se edhe sektori i gastronomisë lejohet të punojë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi”.

    Vendim i cili ka hyrë në fuqi sot po respektohet.

    Qytetarët për Front Online thonë se këto janë masa të duhura, mirëpo sipas tyre do të ishte mirë që Qeveria t’u dalë në ndihmë bizneseve gjatë kësaj kohe.

    “Masat janë shumë mirë, bile masat moti ka qenë me i zbatu këto po nuk i kanë përfill, e tash po përhapet sëmundja vazhdimisht”, thotë qytetari Nazir Beqiri.

    Një qytetar tjetër po kërkon që bizneset të ndihmohen me pako financiare mbështetëse.

    “Po mendoj në parim se është dashtë me u marr ndonjë vendim ose veprimi, mirëpo këto janë shumë të ndjeshme për bizneset, realisht unë mendoj që krahas masave duhet me i pasë edhe planifikime për me i ndihmu edhe bizneset, dmth krahas ndalesës të njëjtën kohë me qenë bashkë edhe një pako për biznese të cilat preken direkt”, thotë ai.

    E për dikë tjetër, vendimi për orë policore është i mirëseardhur.

    “Masat e reja janë mirë boll, veç natën mos me dal, s’ka kurrgjë probleme. E këto duhet me pa qysh po shkon çka dina na a është, askush nuk e din as mjekët veç duhet pas disa ditëve me i vërejt a kanë sukses a jo”, thotë qytetari Rrustem Gjelaj.

    “Normal  si krejt botën që marrin masa edhe këto janë masa normale”, thotë një qytetar tjetër.

    Vetëm të martën, më 6 prill, Kosova regjistroi tetë viktima dhe 489 raste të reja. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë arrin në 94.656, i viktimave në 1.934 dhe i të shëruarve në 78.702.

     

    https://www.facebook.com/100224887998265/videos/737893997092223

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.