×
  • Lajme
  • Lajme

    OIK: Pa infermierët lufta me Covid 19 do të ishte e humbur

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Jeta dhe shëndeti i qytetarëve është pika jetike në sfidën globale të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, e cila shënohet çdo vit nga Organizata Botёrore e Shёndetësisë.

    Naser Rrustemaj, kryetari i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka thënë se Në lufën me pandeminë COVID 19, janë infermierët ata që po tregojnë dije e guxim në ruajtjen, promovimin dhe kujdesin ndaj shëndetit të pacientëve, duke vënë shëndetin e qyyetarëve mbi jetën dhe shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

    “Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë ka vlerësimet më të larta për përkushtimin e treguar nga anëtarët e saj në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në situatë pandemie. Janë infermierët, si komuniteti më i madh mjekësor në botë, pa të cilët lufta ndaj Covidit do të ishte e humbur”, ka thënë Rrustemaj.

    Jetët e shumëta mes komunitetit dhe anëtarësisë tonë janë të pakthyeshme. Por, OIK do të kujtojë me krenari gjithë infermierët dhe punonjësit tjerë shëndetësorë që humbën jetën si pasojë e infektimit me virusin Covid 19.

    “OIK fton gjithë qytetarët e Kosovës të ndërgjegjsohen dhe të shtojnë kujdesin karshi infeksionit vdekjeprurës. Kjo është ndihma më e madhe edhe për stafin shëndetësor, për të qenë në krye të detyrës”, ka shtuar kryetari i OIK-ut, duke uruar që ky vit, të jetë i fundit kur Dita Botërore e Shëndetit, shënohet me një pandemi që po merr pa kursyeshëm jetë njerëzish.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.