Kosova ka filluar vaksinimin kundër virusit Covid më 29 Mars të këtij viti.
Personat të cilët vaksinohen, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende tjera kanë simptoma të ndryshme.
Kështu ka thënë për Front Online, infektologu Ilir Tolaj.
“Simptomat janë të ndryshme në persona të ndryshëm. Nga të lehta e deri pak më të renda, nga shembja e nyjave dhe muskujve, lodhja, plogështia, e deri të temperatura e lartë, kokëdhembja, të vjellat, barkëqitja, etj. Por në përgjithësi, janë afatshkurtër dhe tërhiqen pas 1-2 dite”, tha ai për Front Online.
Infektologu Tolaj: Vendimi për masat e reja i ngutshëm
Tolaj foli edhe për masat e reja që ka marrë Qeveria e Kosovës.
Ai tha se vendimin për masat është i ngutshëm, një vendim arbitrar pa arsyeshmëri mjekësore.
“Masat e këtilla do te ishin të arsyeshme nëse numri i rasteve të reja do të tregonte një tendence të rritjes se vazhdueshme. Me që ky nuk është rasti, sepse numri i rasteve nga më shume se 900 raste tashme ka rënë nën 500 raste, me tendencë të rënies se vazhdueshme, atëherë masat e këtilla nuk po më duken të bazuara në ndonjë analize të mirëfilltë profesionale e as në vlerësimin e drejtë të situatës epidemiologjike në vend. Vendimin për masat e vlerësoj te ngutshëm, më tepër një vendim arbitrar sesa me arsyeshmëri mjekësore”, tha Tolaj për Front Online.
A do të ketë valë të tretë të Covidit? Tregon infektologu Tolaj
I pyetur se a do të ketë valë të tretë të infeksionit, Tolaj, tha se pandemia është në rënie dhe së është bërë një imunitet kolektiv.
“Nuk e besoj. Vala e trete e pandemisë duket se është ne rënje. Një numër i madh i njerëzve tashme e kane kaluar infeksionin, kjo do te thotë se është krijuar një nivel i konsideruar i imunitetit kolektiv ne mesin e popullatës”, tha ai për Front Online.
Infektologu Tolaj, thotë se vetëm me një vaksinimi masiv të popullatës do të arrihet të kthehet gradualisht normaliteti në Kosovë pas gjendjes së krijuar nga pandemia e Coronavirusit.