×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e quajti “sekser”, vjen reagimi nga Salih Zyba

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, është kundërpërgjigjur pasi kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si “sekser, duke thënë se i ka siguruar votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

    Zyba ka thënë se nuk dëshiron t’i komentojë këto deklarime të Haradinajt, të cilat nuk i quan serioze dhe thotë se, si shkak, as nuk do e padis. Ai këto i ka thënë në emisionin ‘Edicioni Special’ në Klan Kosova.

    “Le të mbetet në përgjegjësi të tjera, deklarimi është publik dhe mediatik, andaj z. Haradinaj duhet të ketë adresë për këto gjëra. Unë nuk e kam pasur rastin të bëjë asi bisedash, do të kisha qenë i knaqur sikur të kisha kontribuar, por nuk e kam pasur si angazhim. Nuk kam qenë shkaktar as pretekst që ajo (Reshitaj) të ketë distancim”, deklaroi ai.

    Ai ka thënë se është i gatshëm që të përballet me ligjin, në rast se dalin prova për sigurimin e votave për president.

    Në anën tjetër, kreu i AAK’së ka konsideruar që posedon informata që Zyba ka siguruar votat e nevojshme që t’ia bëjë presidentin VV’së.

    “Kemi informata, për ofertat që të gjithë deputetëve që ju kanë bërë. Salih Zyba ka qenë sekseri për vota. Mund të ketë pasur edhe të tjerë. Duke i parë të gjitha këto, që për shumë vjet na kanë dhënë shpresë se do të ndalen këto praktika”, deklaroi ai në Rubikon.

    Depuetetja e AAK’së, Albena Reshitaj ka dalë kundër vendimit të partisë së saj, dhe ka marrë pjesë në seancën ku u votua për presidentin e vendit.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.