×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Vendimi i Qeverisë për kufizime, i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë për kufizime shtesë për parandalimin e COVID-19, “është i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat”.

    Latifi ka thënë se pas masave, humbjet pas investimeve në sektorin e bujqësisë janë të pashmangshme, duke shtuar se produktet e fermerëve janë të gatshme për treg.

    “Vendimi i Qeverisë për kufizimet shtesë është i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat. Produktet e fermerëve tanë janë të gatshme për treg. Gjatë ditës kam marr shqetësimet e shumë prej tyre që tani në këtë kohë kanë produkte të gatshme për treg. Investimet në këtë sektor për të arritur deri te produktet finale janë të mëdha. Në mungesë të tregut, humbjet do të jenë të pashmangshme”, ka shkruar ai në Facebook.

    Latifi ka kërkuar që Rahoveci të trajtohet me kujdes për shkak se është trevë bujqësore dhe se sipas tij edhe vitin e kaluar ka pësuar humbje e fermerët nuk janë dëmshpërblyer.

    “Situatë të njëjtë kemi pasur edhe vitin e kaluar, ku fermerët tanë janë dëmtuar dhe deri më tani nuk janë dëmshpërblyer, sikundër që nuk janë përfshirë në pakot e rimëkëmbjes ekonomike. Kërkojmë që masat kundër pandemisë të jenë në përputhje me specifikat e komunave, konkretisht Rahoveci si trevë bujqësore të trajtohet me kujdes”, ka shkruar më tej./Front Online/

    https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/posts/295937495225633

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.