×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një sukses i FHK-së, turneu kualifikues i hendbollisteve organizohet në Kosovë

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave, do të luhen në Prishtinë.

    Ky sukses është arritur pas përpjekjeve të mëdha të presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini. Pas shumë negociatave të presidentit Saraçini me drejtuesit e Federatës Evropiane të Hendbollit, është vendosur që ndeshjet e grupit të parë të zhvillohen në Kosovë, njofton FHK, përcjell FrontOnline.

    Në Grupin 1 janë Portugalia, Kosova, Luksemburgu e Qipro. Turneu mbahet prej 2 deri më 6 qershor. Ndeshjet luhen më 3, 4 e 5 qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

    Në ditën e parë, Kosova takohet me Qipron, ndërsa Portugalia me Luksemburgun. Në ditën e dytë janë ndeshjet Luksemburgu – Kosova dhe Qipro – Portugalia, ndërsa në ditën e tretë luhen takimet Luksemburgu – Qipro, Portugalia – Kosova.

    Kosova dhe Portugalia pritet të luftojnë për vendin e parë në grup, që dërgon në fazën e dytë kualifikuese, përkatësisht në kualifikimet e rregullta për Evropianin e vitit të ardhshëm.

    Në rast se fiton grupin, që edhe është synim, në fazën kryesore kualifikuese Kombëtarja jonë do të jetë në grup me Spanjën, Hungarinë e Sllovakinë.

    Organizimi i ndeshjeve në Kosovë është sukses i madh për Federatën tonë.

    Në përfaqësuese ka optimizëm për sukses, sidomos pas sinjaleve të mira në ndeshjet në Austri. Deri në fillim të qershorit Kombëtarja pritet të kompletohet me disa lojtare që kanë munguar në ndeshjet e muajit të kaluar në Austri.

    Turneu i grupit të Kosovës është dashur të organizohet në Portugali, por tani katër kombëtare do të luajnë në Prishtinë./FrontOnline/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në Qipro, ku nesër zhvillojnë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Ka qenë faqja...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka kryer sot seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali. Ndeshja Qipro-Kosovë,...
    Sport08 Shtator 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Edon Zhegrova, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija, janë larguar nga grumbullimi i Kosovës. Sipas tyre,...
    Të tjera
    Vip08 Shtator 2024
    Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik sot ka ditë të veçantë në shtëpinë e tij. Nëna e reperit feston ditëlindjen, e cila...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë natës, njoftuan zyrtarët ukrainas...
    Sport08 Shtator 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Edon Zhegrova, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija, janë larguar nga grumbullimi i Kosovës. Sipas tyre,...
    Sport08 Shtator 2024
    Kreu i tifozëve të Kombëtares sonë, ‘Dardanëve’ Lulzim Berisha përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka kërkuar angazhim maksimal të futbollistëve tonë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë. Në një postim në Facebook, ai ka ftuar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 791 gjoba trafiku këto 24 orë të fundit. Sipas të dhënëve të policisë, po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.