Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për sigurinë e pacientëve, pas një kërcënimi për sulm në një nga spitalet e Kosovës, që ka marrë sot Policia e Kosovës.
Sipas Vitisë, pacientët janë të sigurt.
“Pacientët natyrisht janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së kemi pasur disa takime ku kemi biseduar që përcjellja e familjareve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një. Për momentin duhet respektuar të gjitha masat dhe duke pasë parasysh se për një kohë fatkeqësisht këto masa nuk janë respektuar aq sa duhet, ne i kemi marrë masat që mos të jetë edhe institucioni shëndetësor një nga shpërndarësit e virusit”, ka thënë Vitia.