Një ngjarje tragjike dyshohet se ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Gradicë të Drenasit.
Një person ka shkrepur një breshëri plumbash në drejtim të dy personave, babë e bir.
I mituri, siç mëson Front Online nga burime të sigurta, ka mbetur i vrarë. Në ndërkohë babai i tij është plagosur rëndë.
Front Online do t’ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.