×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Prindërve e quan dështim mësimin online

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Prindërve të Kosovës, Imret Reshiti, ka deklaruar se vendimi për pezullim të mësimit me prezencë fizike dhe vazhdimi më atë online është i parakohshëm dhe i nxituar.

    “Ne si këshilli i prindërve mendojmë se mësimi nga distanca është dështim, sepse Kosova nuk ofron as për së afërmi mësim online me standardet që i ofrojnë vendet e Bashkimit Evropian, të cilët e kanë vlerësuar se nuk ka qenë në nivel të duhur mësimi online edhe në shtetet më të zhvilluara”.

    “Do kërkoj nga kryeministri i Kosovës një rishqyrtim të vendimit të paktën deri në ditën e shtunë për arsimin parauniversitar, se nëse Qeveria mendon se kjo pjesë e fundit e vitit mësimor do organizohet me mësim nga distanca, ne si Këshilli i Prindërve i themi që këtu përfundon edhe procesi mësimor apo viti, se mësimi nga distanca nuk ofron asgjë më tepër se deri më tash”.

    “Nëse vërtetë statistikat janë të tilla që numri është duke u rritur për shkak të shkollave, atëherë do të pajtohemi, por shkollat e rrisin më së paku numrin e të infektuarve me koronavirus”.

    Reklamë
    “Nga ajo që thonë nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP-ja, është se janë shifra shumë simbolike nga shkollat. Pra, nuk janë alarmante. Mësimi nga distanca do të hendikepojë shumë edhe këtë vit mësimor për nxënësit”, deklaroi Reshiti në Klan Kosova.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.