×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 147 mostra për variantin britanik të COVID-19, 97% rezultojnë pozitive në Kosovë

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Ministria e Shëndetësisë në arsyetimin e masave anti-COVID të propozuara Qeverisë ka bërë të ditur se nga 147 mostra pozitive me SARS CoV-2 për detektimin të varianteve britanik B.1.1.7 dhe atij të Afrikës së Jugut B.1.351, 97.27% e tyre kanë rezultuar pozitive me variantin britanik dhe asnjë me variantin e Afrikës së Jugut.

    Sipas arsyetimit, situata faktike në bazë të analizës së situatës epidemiologjike me COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të datës 03 prill 2021, tregon se në dy javët e fundit (19.03.2021 deri 01.04.2021) janë raportuar 11.577 raste pozitive, 150 raste fatale, ndërsa shkalla e fatilitetit të rastit (CFR) është 1.29%.

    “Nga data 08.02.2020 deri më 01.04.2021, janë testuar gjithsej 434.893 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 92.198 raste ose 21.2% e mostrave të testuara janë pozitive. Deri më 01.04.2021, 76.402 raste ose 82.86% e të infektuarve janë shëruar, ndërsa aktualisht janë 13.902 raste aktive (15.1%). Duke e përcjellë numrin e rasteve të detektuara dhe konfirmuara, sipas ditëve shihet ecuri e trendit në rritje (16.7%) të rasteve aktive, kurse 13.902 rastet aktuale aktive krahasuar me numrin e rasteve aktive para masave të nëntorit– gjithsej 13.784 me kulmin më 2 dhjetor 2020, që paraqet rritje për 0.8%”, thuhet në arsyetim.

    Ministria e Shëndetësisë thotë se në një situatë të tillë të gjendjes emergjente të shëndetit publik, është e nevojshme që të kufizohet liria së lëvizjes, liria e tubimit, e të drejtës së privatësisë, dhe lirisë së dhënies së shërbimeve dhe të administrimit të biznesit

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Lulzim Rafuna, përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës, vlerësoi vendimin e Qeverisë për lehtësimin e kalimit të mallrave serbe në pikën kufitare...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.