×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrjeti i Grave uron Osmanin

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Rrjeti i Grave të Kosovës e ka uruar Vjosa Osmanin për pozitën e re.

    Sipas këtij rrjeti, zgjedhja e Osmanit nuk shënon datë të rëndësishme vetëm për institucionin e Presidencës, por ajo jep shpresë dhe forcë edhe për fuqizimin e mëtejshëm të grave në politikë dhe procese vendimmarrëse në shoqërinë tonë.

    “Ardhja juaj në krye të një prej tri institucioneve më të rëndësishme bart në vete mesazhin e domosdoshëm drejt mundësisë reale të rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë”.

    “Përvoja juaj afatgjate në politikë dhe mbështetja e vazhdueshme për të drejtat e grave në Kosovë do të shërbejë si inkurajim për të gjitha vajzat që duan të jenë pjesë e politikës. Po ashtu, ajo është frymëzim dhe për ne, si organizatë që përpiqet çdo ditë për barazi gjinore, duke mbajtur “Gratë në Politikë dhe Vendimmarrje” si program kyç të këtij rrugëtimi”.

    “Kujtojmë se zgjedhja juaj po vjen vetëm pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, zgjedhje të cilat shënuan numrin më të madh të grave të zgjedhura në Kuvend. E megjithëkëtë, të drejtat dhe prania e barabartë e grave, jo vetëm në politikë e sferën publike, ende mbeten një betejë që kërkon punë e angazhim deri në fitore”.

    “Këtë fitore, mund ta arrijmë vetëm së bashku. Së bashku e me solidaritet”.

    “Kësisoj, për një shoqëri më të barabartë, përveç urimit, RrGK njëherit shtrin dorën e bashkëpunimit dhe solidaritet me ju përgjatë gjithë mandatit presidencial”.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka vizituar sot Vushtrrinë, ku qëndroi në Kalanë e këtij qyteti dhe takoi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Lulzim Rafuna, përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës, vlerësoi vendimin e Qeverisë për lehtësimin e kalimit të mallrave serbe në pikën kufitare...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.