×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i masave të reja, reagon ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Pas paralajmërimit të masave të reja Anti-COVID, ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se me anë të mbikëqyrsjes rigoroze të masave mund të ulet numri i infeksionit dhe rasteve spitalore në Kosovë.

    Ai ka thënë se vendimmarrja për izolim qoftë edhe të pjesshëm, pa strategji të vlerësimit dhe harmonizimit të gjithmbarshëm, do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Menaxhimi i pandemisë me hapje të kontrolluar të jetës sociale dhe ekonomike, kërkon bashkërendim të aktiviteteve të përbashkëta me të gjithë akterët ligjor si dhe qytetarët për menaxhimin efikas të parandalimit dhe luftimit të pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid 19.

    Praktika e sprovuar para një viti e izolimit te qeverise 50 ditëshe te Kurtit kur shëndetësia vetëm jepte raporte, me mundësi të kufizuara testimi, pak shtretër, pak respiratorë, me pak mjete dhe pajisje mbrojtëse , me resurse humane të limituara, dhe mungesës së gjithëpërfshirjes për frontin e përbashkët, sot është e pabesueshme që të aplikohet e njëjta metodë.

    Vendimmarrja për izolim qoftë edhe të pjesshëm, pa strategji të vlerësimit dhe harmonizimit të gjithmbarshëm, do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes.

    Mbikëqyrja rigoroze e masave është mundësi pozitive për uljen e numrit të infeksionit si dhe rasteve spitalore, por kjo nuk bëhet nga kolltuku e as nga takimet virtuale, por me involvim energjik të të gjitha kapaciteteve nacionale, ekspertët, grupet e interesit, donatorët, qytetarët dhe përkrahjen e parezervë të Qeverisë.

    Përvoja njëvjeçare me virusin, na ka dhënë mësime të duhura. Uroj të mos të përsëriten gabimet e para një viti! Izolimi shkatërron.

    Barte maskën!

    Ruaje distancën!

    Mbaje higjienën!

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Lulzim Rafuna, përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës, vlerësoi vendimin e Qeverisë për lehtësimin e kalimit të mallrave serbe në pikën kufitare...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Sllatinë të Tetovës, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre.  Viktimat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.