Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka bullizuar me Presidenten Vjosa Osmanin.
Balje përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidentja Osmani është gruaja më pozitive, stabile dhe më e bukur që ajo njeh.
“Për mua presidentja ime është femra më pozitive, më stabile dhe gruaja më e bukur që unë njof. Përceptimi vizuel është i ndryshëm por budallakia është gjithëherë e njëjtë”, ka shkruar Balje.