×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i LVV-së i thur vargje Xhavit Halitit: Po vjen si pëllumb i shkruar të votojë për president

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Arbër Vokrri, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka reaguar pas dështimit të votimit për president ditën e djeshme.

    Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar zhvillimet në Kuvend dhe çështjen e deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, cili ka thënë se është në Pogradec dhe se nuk punon ditëve të vikendit.

    Vokrri, që është aktivist i hershëm i VV-së, si duket ka satirizuar me zhvillimet e fundit duke përshtatur poezinë e Naim Frashërit për Skënderbeun, teksa ka shkruar se “baci Xhavit po vjen si pëllumb i shkruar”.

    “Kuvend, o vënt i bekuar
    Prite prite bacin Xhavit
    Që po vjen si pëllumb i shkruar
    Të votojë për president”, ka shkruar në Facebook, Vokrri.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje i ka bërë ftesë publike Xhavit Halitit që të marrë pjesë në votim në seancë për presidentit që do të vazhdoj sot me fillim nga ora 17:00.

    https://www.facebook.com/arber.vokrri/posts/10157957995456966

     

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku. Reporteri mëson se zëvendësministri i Qeverisë Kurti ka goditur me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një person është arrestuar në Istog pasi që i njëjti ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kompania e njohur kosovare Prishtina Ticket, vazhdon të mbetet zgjedhja kryesore dhe më e sigurt për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës. Ende nuk janë bërë të ditura pikat të cilat janë në rend të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga Qeveria të rris koeficientin e pagave për 30%. Jasharaj për...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka deklaruar se ka pasur një proces negocimi nga të dyja palët për të gjetur një...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, është lidhur direkt në një emission televiziv nga...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme. “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira...
    Ekonomi09 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të hënën që t’i rris pensionet për 20%. Pas këtij vendimi janë shprehur të pakënaqur përfaqësuesit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.