Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington të SHBA-së, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka thënë se ka marrë mesazhe fyese, kërcënuese e denigruese nga simpatizues të VV-së.
Kërcënimet erdhën pas një shkrimi që bëri pak më parë Citaku, ku shkroi “Republikë nëse mund ta mbash”.
E këtë shkrim Çitaku thotë se e bëri për shkak se është e shqetësuar me situatën politike në Kosovë.
Ajotha se edhe pse nuk është as deputete e as ministre, megjithatë nga simpatizantë të VV-së mori mesazhe fyese, kërcënuese dhe denigruese./Front Online
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Çitakut:
DMTH, e bana një postim komplet të pangarkuar të tipit “ A republic if you can keep it”. Kjo sepse jam vërtetë e shqetësuar me situatën politike në Kosovë sot.
Nuk jam as deputete e as ministre.
Në më pak se 2 minuta kam marrë mesazhe fyese, kërcënuese, e denigruese nga ata që në rrjjete sociale proklamohen si simpatizues të VV-së.
Turp ju qoftë.