Ka dështuar në rundin e parë votimi i Vjosa Osmanit për Presidente të Republikës së Kosovës.
Shkak për këtë është bërë mungesa e kuorumit.
Në herën e parë të këtij rundi morën pjesë 78 deputetë e në të dytën një më shumë, 79.
Kuvendi ka shkuar në pauzë prej 30 minutash pasi në dy herët e para të votimit në kuadër të rundit të parë nuk kishte kuorum për votimin e presidentit.